SHTRENJTIM I RI I CIGAREVE

Bujanoc, 29. prill 2024. Qytetarët mund të presin rritje të re të çmimit të cigareve nga 7 maji, bëhet e ditur në Fletoren Zyrtare. Praktika e mëparshme ishte që prodhuesit t’i rrisnin çmimet për 10 dinarë për paketë cigare, gjë që është edhe tani.
Nga e mërkura, 1 maj, në Serbi do të aplikohen shumat e reja të akcizës, të cilat janë në përputhje me inflacionin e vitit të kaluar prej 7.6 për qind, transmeton Danas.
Ky është një lajm i ri i keq e mbi të gjitha për duhanpirësit, pasi tashmë janë rritur çmimet e cigareve të ndryshme, gjë që është publikuar në Fletoren Zyrtare. Nuk kishte dyshim se çmimi i duhanit dhe produkteve të duhanit do të rritej tani, ishte vetëm e diskutueshme se sa do të ishte rritja e çmimit.
Siç shkruante më parë RTS, me një çmim mesatar prej rreth tre euro për paketë, cigaret në Serbi janë ende më të lirat, megjithëse akciza është 61 për qind e çmimit ndërsa me TVSH deri në 77 për qind.
Qëllimi i ndryshimeve në akcizën e cigareve është harmonizimi i tyre me standardet e Bashkimit Evropian (BE), sipas të cilit, deri në vitin 2025, shteti duhet të fitojë të paktën 90 euro për 1000 cigare, që është 1.8 euro për paketë, në mënyrë që pas rritjes së çmimit, në vitin e ardhshëm çmimi të jetë i njëjtë si në vendet e BE-së, shkruante më herët Danas.
Vitin e kaluar ka pasur tre rritje të çmimeve, sepse në tetor qeveria ka rritur akcizën për cigaret për tetë për qind, gjë që ka bërë që prodhuesit t’i rrisin çmimet për 10 dinarë. Me atë rritje, shteti fiton 90,99 dinarë për paketë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *