LISTA SERBE PËR BUJANOCIN: KA SHUMË ARSYE TË VOTONI PËR NE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28. maj 2024. Nuk kemi ndonjë mbështetje tjetër, përveç nga qytetarët tanë, askush nuk na financon, nuk varemi nga askush, nuk i kemi borxh askujt, përveç qytetarëve të komunës së Bujanocit, për të cilët do të jemi zëri më i lartë dhe për interesat e të cilëve do të luftojmë. Për dallim nga të tjerët, ne kemi përvojë dhe njohuri për t’i paraqitur këto interesa dhe për t’i luftuar kudo, si në Kuvendin e Bujanocit ashtu edhe para shtetit – tha sot Goran Shila Tashkoviq, një nga liderët e grupit të qytetarëve të Lista serbe për Bujanoc. Zgjidhni ndershmërinë, të cilës i prinë bashkë me Nanad Tasa Tasiqin. Ata do të luftojnë për vende të reja pune, parandalimin e emigrimit të të rinjve nga komuna, por edhe për zgjidhjen përfundimtare të problemeve komunale – nga deponia e qytetit deri te furnizimi me ujë.

Siç ka theksuar ai, ky opsion politik serb nuk do të shkojë në zgjedhjet e 2 qershorit për hir të interesave personale. “Qëllimi ynë nuk është që të punësojmë një prej tyre apo të marrim ndonjë përfitim personal”, thotë Tashkoviq.

– Ne kemi hyrë në këtë storije zgjedhore duke menduar se serbët do të mblidhen realisht në një listë të vetme zgjedhore, që do të thotë shumë për komunitetin serb, por që në takimin e parë u kuptua se ne ishim të vetmit që mendonim kështu. Megjithatë, as që donim të heqim dorë dhe thjesht të dorëzoheshim, prandaj shkojmë në zgjedhje, që pas 2 qershorit më në fund të dëgjohet zëri i qytetarëve, sa më i zëshëm, kudo që duhet – thekson Tashkoviq.
Dhe ai zë do të jehoj me gjthë forcën: Jepni vende të reja pune, por reale, jo në institucione dhe ndërmarrje publike, të cilat vetëm i bëjnë problem buxhetit, por jepni një fabrikë, që njerëzit të punojnë, të fitojnë, të krijojnë diçka, nga e cila do të kishte dobi e gjithë komuna.
– Duhet të ndalojmë largimin e të rinjve, përndryshe do të bëhemi qytet i të moshuarve. Kur profesionistët e rinj largohen, ne jemi të dënuar për të dështuar. Në periudhën paraprake asnjë nga përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Bujanocit nuk doli për të diskutuar, praktikisht as që u paraqit, dhe supozohej se ishin zëri i popullit. Nëse ai zë nuk dëgjohet, është sikur populli të mos ekzistoj – thotë Tashkoviq.
Në pyetjen se si të gjejmë vende pune, përkatësisht fabrika pa ndihmë, ndërhyrje të qeverisë qendrore, Tashkoviq pajtohet se shumë varet nga mbështetja e shtetit dhe se për këtë arsye është i nevojshëm një qëndrim i unifikuar ndaj shtetit të të gjithë njerëzve që jetojnë këtu.
– Sikur të gjithë ne që jetojmë këtu, serbët, shqiptarët, romët, të dilnim me prioritetin e të gjitha prioriteteve, që është krijimi i vendeve të reja të punës, mendoj se do të arrinim diçka. Por të gjithë bashkë, jo si tani, që secili ka qëllimin e vet. Nuk them që problemet komunale nuk duhen trajtuar dhe do t’i zgjidhim, ka mënyra, por këtë probleme nuk mund të jenë me më prioritet se mbijetesa, bukës në tryezë. Kemi fabrika që kanë mund të rifillojnë punën deri më tani, kjo gjë u paralajmërua, por ose nuk ka vullnet ose nuk kemi kërkuar aq mirë, në mënyrën e duhur, që ta bëjmë. Ja një shembull i Jugokopit, mbeti shkronjë e vdekur në letër, nëse kishte fare letër – thotë Tashkoviq.
Ai thekson se është absolutisht i sigurt dhe e di, se ekziston edhe një dokument tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe në të është marrëveshja e vitit 2002, e cila garanton përfaqësimin e serbëve në pushtetin komunal. Grupi i tij i qytetarëve do të kërkojë respektimin e kësaj marrëveshjeje.
-Sipas asaj marrëveshjeje, e cila nuk nuk ka kufizime kohore, kemi një raport 60:40 – 60 në komunë për shqiptarët dhe romët (10), 40 për serbët. Theksoj – gjithçka, si funksionet ashtu edhe mjetet. Kështu shkruhet në atë marrëveshje dhe është nënshkruar nga pala shqiptare dhe serbe, si dhe OSBE-ja si garant. Me kalimin e kohës këto parime devijuan gjithnjë e më shumë për fajin e përfaqësuesve të paaftë të serbëve, kështu që tani kemi 100 për qind të çdo gjëje për shqiptarët.Kështu më nuk guxon të jetë. Ne do të kërkojmë dhe do të këmbëngulim për një ndarje të barabartë , siç është rënë dakord. Të shpërndahen fondet në mënyrë të drejtë, të krijohen prioritete, të mos shpërndahen fondet për të njëjtët njerëz çdo vit në asnjë bazë, ndër të tjera – theksoi Tashkoviq.
Sipas tij, shumica e politikanëve serbë dhe ata që dëshirojnë të jenë, nuk e dinë për atë marrëveshje, si dhe për shumë gjëra të tjera ndërkohë që flasin me zë të lartë se do të mbrojnë interesat e serbëve në Bujanoc.
Për pjesëmarrësit e tjerë në zgjedhje, serbë dhe shqiptarë, ai thotë se shumë prej tyre as nuk i kanë theksuar listat e kandidatëve, duke u fshehur pas një personi apo slogani. Siç tha ai, disa janë edhe pas personaliteteve krejtësisht të pasprovuara ndërsa “pas zgjedhjeve është vonë për t’u penduar”.
Tashkoviq nuk është shumë optimist për çështjen e qeverisjes multietnike dhe thotë se do të ketë një të tillë nëse në një farë mënyre u përshtatet shqiptarëve – të shërbejë si mbulesë para bashkësisë ndërkombëtare.
– Unë sigurisht mendoj se serbët duhet ta pranojnë ftesën nëse ka, në këtë situatë është e gabuar të bojkotohet çdo gjë, por duhet të ketë një kufi. Nëse marrim pjesë në qeverisje, nuk do të jemi ikebana, për të qenë mbulesë e mazhoritarizmit. Ne nuk e mendojmë një gjë të tillë, pohoj me përgjegjësi dhe e di që shumëkush do të pranonte çdo gjë nëse i plotëson interesat e tyre personale, e kam parë – theksoi ai duke e quajtur veten “dëshmitar të pakëndshëm” për shumëkënd. Ai nuk ka dashur të flasë për emra konkretë.
Ai i porositë qytetarët e komunës së Bujanocit që më 2 qershor të dalin në qendrat e votimit dhe të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre dhe të mendojnë mirë se çfarë do t’u sjellë vota e tyre.
– A do të dëgjohet zëri i tyre në kuvend apo do të jetë një votë e humbur. Çështja është kjo e para ndërsa ne e garantojmë këtë – përfundoi Tashkoviq.
Grupi i qytetarëve Lista serbe për Bujanocin – Nenad Tasiq Tasa dhe Goran Tashkoviq ŠShilja – Zgjidhni ndershmërinë, në fletëvotim do të jetë me numrin 7.
I pari në listë është Tasiq, i dyti Tashkoviq, e treta është mjekja e njohur nga Bujanoci, Katarina Kragujeviq Pejiq. Më poshtë mund t’i shihni kandidatët e tjerë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *