Shkruan: I Jovanoviq
Bujanoc, 9 shtator 2024. Për projektet infrastrukturore, të cilat do të realizohen në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Trupi Koordinues përgjegjës për këto komuna, do të ndajë 228 milionë dinarë, ndërsa për subvencione në ekonomi do të ndajnë 34 milionë dinarë, – tha të hënën për portalin tonë drejtori i Shërbimit të kërij organi, Nenad Mitroviqit. Ai sot u takua me përfaqësuesit e këtyre komunave.
– Sa i përket infrastrukturës, përmes Trupit Koordinues kemi 228 milionë dinarë, prej tyre 94,6 milionë për Bujanocin, 87,7 për Preshevën dhe 45,6 për Medvegjën. Do të kemi edhe subvencione kur është fjala për ekonominë, për të cilat janë ndarë 34 milionë dinarë – thotë Mitroviq.
Krahas kësaj, shton ai, do të ketë bursa tradicionale për nxënës në vlerë prej 15 milionë, si dhe bursa studentore prej 6,7 milionë dinarë. 3.2 milionë nga buxheti i TK janë përdorur për shpërndarjen e mjeteve shkollore për nxënësit e klasës së parë.
Në takim morën pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, zëvendësi i tij Aleksandar Millosheviq, kryetarja e Sektorit komunal për investime dhe zhvillim Fazila Azemoviq, shefi i departamentit të financave në Preshevë Besnik Sadiku, shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Preshevës, Besim Shabani dhe nënkryetari i komunës së Medvegjës, Rada Peroviq.
– Ky është takimi i parë pas formimit të vetëqeverisjes lokale, pas zgjedhjeve të mbajtura në Bujanoc dhe Preshevë. Temë e takimit ishin projektet infrastrukturore për vitin në vijim, të cilat financohen nga buxheti i Trupit Koordinues, ndërsa me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale diskutuam se si dhe në çfarë mënyre të realizohen ato projekte, duke pasur parasysh se kemi një kornizën ligjore që deri më 15 shtator tashmë kemi një projekt propozim që do të financohet – shpjegon Mitroviq për portalin tonë.
Ai shtoi se kanë biseduar edhe për problemet e vazhdueshme në vetëqeverisjet lokale dhe u ka bërë thirrje përfaqësuesve të tyre që të takohen sa më shpesh, për një partneritet të ndërsjelltë.
– Kjo është mënyra e vetme për të siguruar një mjedis më të mirë për jetën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto komuna, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, fetare dhe politike”, thotë Mitroviq.
I pyetur se cilat do të ishin projektet konkrete të infrastrukturës, Mitroviq thotë:
– Sot folëm përafërsisht vetëm për infrastrukturën dhe për detajet do të biem dakord në ditët në vijim. Mendoj se këto janë kërkesa para së gjithash për infrastrukturën rrugore, sepse është në gjendjen më të keqe. Presheva këtë vit është duke punuar në një zonë industriale, e cila pjesërisht do të financohet nga buxheti i Trupit Koordinues dhe mendoj se është mirë, sepse zona industriale do të përmirësojë mjedisin ekonomik dhe kjo është diçka që krijon kushte për ardhjen e investitorëve dhe hapjen e fabrikave të reja.
Početna FILLIMI NGA TRUPI KOORDINUES JANË PARAPARË 228 MILONË DINARË PËR BUJANOCIN, PRESHEVËN DHE MEDVEGJËN
NGA TRUPI KOORDINUES JANË PARAPARË 228 MILONË DINARË PËR BUJANOCIN, PRESHEVËN DHE MEDVEGJËN
Bujanovačke10. Sep 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostXHAFERI, NP KOMUNALIA: UJI NGA SEJACA DO TË ANALIZOHET NGA ENTI PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT PUBLIK
Next PostSHUMË BUJANOCAS NË VIZITA MJEKËSORE PARANDALUESE, INTERESIM I SHTUAR PËR TUMOR MARKERË