Bujanoc, 25 korrik 2020 – MPB e Serbisë dhe Drejtoria policore në Vranjë njoftuan se personi që kërcënoi gazetarin e Bujanovaçkes është A.B.zyrtar policisë së trafikut rrugor, kundër të cilit do të ngritet kallëzim penal nga zyra e prokurorit kompetent “për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë në dëm të Nikolla Stevanoviqit ”.
Në komunikatë thuhet se Drejtoria e Policisë në Vranjë, duke proceduar në bazë të raportit të gazetarit të portalit “Bujanovaçke”, Nikolla Stevanoviqq, mori të gjitha masat dhe veprimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes së raportuar.
Dje (e premte, 24 korrik 2020), Stevanoviq raportoi në polici se një person i panjohur i shoqëruar nga dy zyrtarë policor në detyrë, po qën dronte në verandën e një prej kafiterive, e kërcënoi atë, ndërsa ai ishte “duke fotografuar verandën e kafiterisë për shkak të situatës së jashtëzakonshme”. Siç deklaroi ai, policia nuk reagoi ndaj këtyre kërcënimeve, madje edhe kur ai iu tregoi se është gazetar dhe për cilën shtëpi mediatike punon.
Policia menjëherë e informoi Prokurorinë themelore Publike në Bujanoc për rastin, me urdhërin e të cilës u kryen verifikime të hollësishme (Foto, Bujanovaçke)
Policia menjëherë e informoi Prokurorinë themelore Publike në Bujanoc për rastin, me urdhërin e të cilës u kryen verifikime të hollësishme.
U vërtetua se bëhej fjalë për zyrtarët e policisë së trafikut të Stacionit policor në Bujanoc, M. I. dhe N.SH. Sipas dokumentacionit, është vërtetuar se dy zyrtarët e policisë më parë kishin ndaluar automjetin e drejtuar nga Stevanoviq, gjatë kontrollit në trafik dhe e kishin sanksionuar atë për mos përdorimin e rripit të sigurisë, pastaj për mos mbajtjen e patentë shoferit dhe kartën e identitetit.
Sipas policisë, Stevanoviq ishte indinjuar me atë rast dhe iu kishte thënë atyre “se ai është gazetar dhe nëse e ndëshkojnë ata do të jenë të pranishëm në portal gjatë tërë javës “.
Përmes verifikimeve u konstatua se pas kësaj zyrtarët policorë M.I. dhe N.Sh. shfrytëzuan pauzën, gjatë së cilës ata ishin verandën e lokalit, ndërsa në shoqëri me ta ishte edhe A.B., gjithashtu zyrtar i policisë së trafikut i SP Bujanoc, i cili në atë moment nuk ishte në detyrë.