Rexhepi: PVD nuk duhet të hesht ndaj akuzave të Arifit

Bujanoc, 29. 7. 2020.- Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik për kryetar komune në zgjedhjet e 21 qershorit, Driton Rexhepi, ka kërkuar nga subjekti i tij që të ngrisë zërin ndaj akuzave të kryetarit të sapozgjedhur të komunës, Nagip Arifi, shkruan FOLonline.

Rexhepi ka theksuar se edhe përkundër vullnetit të PVD-së për t’u bërë pjesë e koalicionit gjithëpërfshirës, ndaj akuzave të sotme nuk duhet qëndruar indiferent.

“Fundja, PVD duhet ti mbetet besnik votuesit e jo qeverisjes“, ka thënë Rexhepi.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Kam vlerêsuar përfshirjen e PVD’së në një koalicion me subjektet tjera shqiptare duke e cilësuar si veprim politik të një rëndësie të veçantë, i kushtëzuar nga interesat e vendit.
PVD nuk duhet të qëndrojë e heshtur pas deklaratave qê bëri sot kryetari komunês duke akuzuar qeverisjen e kaluar, partnerin e sotêm të koalicionit.

Qeverisja 2016-2020 ka sjellë shumë të mira këtij vendi, e më mirë se unë, për këtë do flasë historia.

Fundja, PVD duhet ti mbetet besnik votuesit e jo qeverisjes!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *