LEXUESIT: OBJEKTET E PAIDENTIFIKUARA FLUTURUESE MBI BUJANOC

Bujanoc, 6 maj 2021 – Sonte na telefonuan një numër i madh i lexuesve dhe të gjithë thonë të kenë parë objekte të pazakonta fluturuese në qiellin mbi Bujanoc.

Kemi gjithashtu disa fotografi që tregojnë njolla të ndritshme që lëvizin nëpër qiell me një rregull të përsosur.

Foto: Fluturime mbi Bujanocin

Lexuesi që i pari na dërgoi foton tha se objektet u pane për disa minuta dhe më pas u zhdukën.

Ai supozon se janë satelitë.

– Aeroplanët nuk ishin, nuk u dëgjua asnjë zë. Ata lëvizën në rregull të përsosur, njëri pas tjetrit nga jugu në veri – dëshmojnë disa nga lexuesit tanë.

Reagime të ngjajshme kishte edhe qytetarët në vendbanimin Karakaçka, duke parë skenën nga tarracat e tyre.

Ata thonë se, sipas mënyrës së fluturimit, objektet, sigurisht që nuk ishin aeroplan.

Ndërsa se çfarë kishte fluturuar mbi Bujanoc mund ta shihni në foton e lexuesit tonë.

Mirëpo BBC jep një shpjegim se çfarë mund të jenë këto objekte:

“Spektakli i satelitëve që fluturojnë mbi Evropë dhe duken si një zinxhir drite do të jetë i dukshëm deri në fund të javës,” thonë ekspertët.

Të 60 satelitët Starlink të lëshuar nga Space Company e Ilon Maskut lëvizin në një vijë dhe kështu janë të dukshëm në qiellin e natës.

Ata u lëshuan në hapësirë në mars, por pozicioni i tyre orbital gjatë ditëve të fundit i bën ata më të dukshëm.

Entuziastët e astronomisë kanë ndjekur aplikacione dhe faqe për të ditur se kur mund t’I shohin këta satelitë.

“SpaceX” deri më tani ka dërguar 300 satelitë në hapësirë, brenda rrjetit të planifikuar prej 12.000 të tillë, në mënyrë që të përmirësojë mbulimin global me interneti”, shkruan BBC.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *