HAVARIA TE TREGU I GJELBËRT, BUJANOCI ME RRETHINË SËRISH PA UJ

Bujanoc, 6 maj 2021 (Foto nga arkivi) – Për shkak të prishjes në rrjetin e ujësjellësit, afër tregut të gjelbër, të enjten në mëngjes Bujanoci me rrethinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Siç mësojmë ka ardhur deri te pëlcitja e bulonave për shkak të presionit të madhë në gypat e ngjitur në vendin e aksidentit, që kishte ndodhur në qershor të vitit të kaluar.

Punëtorët e Komunalisë janë në teren.

Jozyrtarisht mësojmë (në ora 10:45) se nuk kemi të bëjmë me ndonjë prishje të rëndë andaj pritet që sanimi të kryhet për 2 deri në 3 orë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *