KAMBERI: SERBIA PO I REHABILITON KRIMINELËT MBI POPULLIN E VET

 

Bujanoc, 21 maj 2021 – Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, foli në Parlamentin Serb për karakterin e ceremonisë që shënon 9 majin, “Ditën e fitores” në Luftën e Dytë Botërore, me të cilën u poshtëruan viktimat e fashizmit dhe partizanëve, konsideron ai.

– Në Akademinë të mbajtur në Beograd, e cila u ndoq nga Presidenti i Republikës dhe ministrat e qeverisë, u ekzekutua një marshim i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte përdorur nga organizata fashiste serbe Zbor e udhëhequr nga Dimitrije Lotiq, ndërkaq sot ajo u ekzekutua nga grupe ultra të djathta. Tashmë për dy vite me radhë, Dita e Fitores mbi fashizmin dhe nazizmin në Serbi është shënuar nga një shëtitje e “Regjimenteve të pavdekshme” në qytete të ndryshme. Për shembull në ballë të “Regjimentit të pavdekshëm” në Nish, ishte Gjenerali Vlladimir Llazareviq, një kriminel lufte, i dënuar me 14 vjet burg për krime të kryera në Kosovë – tha Kamberi.

Ai vlerësoi se këndimi i marsheve të Lotiqit në Ditën e ftores mbi fashizmin përfaqëson një akt skandaloz dhe cinik të mosrespektit ndaj miliona viktimave të nazizmit, si dhe aktin e pushkatimit të studentëve në Kragujevc, në 1941, të ekzekutuar nga ushtarët e Marisav Petroviq, komandant i regjimentit të dytë të korpusit vullnetar të Lotiqit.

-Siç mund të vërehet në reagimet e organizatave antifashiste në vend, nga ato këngë vetëm se janë hequr strofat në të cilat qartë përmenden Lotiq dhe “Zbor”-i, dhe me këtë tregohet se ky nuk është një gabim i paqëllimtë, por një synim një rishkrim sistematik të antifashizmit në Serbi, të Luftës së Dytë Botërore. Serbia dhe qeveria e saj, zyrtarisht dhe jozyrtarisht, për vite me rradhë, përmes rehabilitimit dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës, mohojnë krimet e luftës kundër kombeve të tjera, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, por ky akt, me rastin e shënimit të përvjetorit të Ditës së fitores mbi fashizmit me marshet e Lotiqit, përfaqëson idenë e rehabilitimit të nazistëve dhe një përpjekje për të rishikuar historinë – theksoi Kamberi.

Ai theksoi se ky akt përfaqëson një lloj skandali dhe një krim kundër popullit të vet.

– Me këtë rast, mund të jetë me vlerë të citohet kryetari aktual i Parlamentit, i cili pretendohet të ketë thënë “Nëse Hitleri do të ishte Serb, do ta rehabilitonim edhe atë.” Unë nuk e di nëse ztr. Daçiç vërtet e ka thënë këtë, por tingëllon e mundshme që Hitleri do të ishte rehabilituar nëse do të ishte serb – shtoi ai.

Pyetja për Kryeministrin ishte:

A do të kërkoni përgjegjësi nga organizatorët e kësaj ceremonie për skandalin e ndodhur në solemnitetin e organizuar me rastin e “Ditës së fitores mbi fashizmin”?




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *