PARTIA POPULLORE: KISHA PO NDËRHYNË NË POLITIKË, VUÇIQI NË MANASTIR MBAJTI MITING TË SNS-ës

Bujanoc, 14. qershor 2021. Në shënimin e 950 vjetorit të Manastirit Prohor Pçinjski, besimtarëve të shumtë iu ndalua të hynin ose u larguan nga porta e manastirit vetëm për shkak se ata janë anëtarë të Partisë popullore (NS) ose ndonjë opsioni tjetër politik që nuk i përshtatet Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc.

– Kisha nuk duhet të ndërhyjë në politikë dhe t’i ndajë besimtarët në progresistë, popullor, socialistë dhe të tjerë. Të gjithë jemi njësoj nën kupën qiellore. Ne nuk duam që qytetarët të na keqkuptojnë, por sipas Jezusit ne besojmë se në këtë festë të madhe, çdo besimtar ka të drejtë të barabartë të hyjë në portën e manastirit për t’iu lutur Zotit dhe për të ndezur një qiri. – thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Sasha Armiq, lideri i këshillit lokal të Partisë popullore në Bujanoc.

Ai shton se Vuçiq me këtë rast mbajti një fjalim politik.

-Nuk ishte e nevojshme të flitet për fabrika dhe për hapjen e vendeve të reja të punës në një ambient ku njerëzit, sipas rrëfimit të Vuçiqit, kanë një pagë mesatare prej 700 eurosh, as për ruajtjen e serbëve në Bujanoc, sepse qytetarët i dëgjuan të gjitha ato prej tij 2 vjet më parë, por asgjë nuk ka ndryshuar. Të gjitha premtimet e tij ishin të kota – thotë Arsiq.

Sipas tij, Vuçiq duhet të kishte thënë është paraparë që nxjerrja e limitit të bëhet në Klinos, dhe se kjo do të thotë një katastrofë ekologjike për të gjithë komunën e Bujanocit dhe dëbimin e këtyre pak serbëve nga kjo zonë.

– Nëse Vuçiç do të kishte ardhur si një besimtar dhe do të ndizte një qiri dhe do t’i lutej Zotit, askush nuk do të ishte zemëruar, por fakti që ai e ktheu këtë tubim në një tubim të SNS-it më e pakta mund të thuhet se ishte turp për të dhe për organizatorët. Kjo le të mbetet në nderin e tij dhe të organizatorit – thuhet në njoftimin e Partisë Popullore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *