NJË BANORE E ZHUZHELICËS: DO TË VIE PARA KOMUNALISË ME BAGËTI TË ETURA DHE ME ENË TË PALARA

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 qershor 2021. “Nëse nuk do të furnizohemi me uj
deri sonte, unë do të rregulloj lavanderin dhe enët, dheme vete do të marrë edhe bagëtinë, dhe do të kampoj atje para ndërtesës së tyre,” është porosia e Maja Smilkoviq , një banore e Zhuzhelicës, për drejtuesit e NP “Komunalia”.

Banorët e Osllarës, Levosojës, Rakocit, Lilancës, Bozhinjevcit dhe Klinocit gjithashtu kontaktuan dje dhe këtë mëngjes me portalin tonë, duke u ankuar se nuk kishin fare uj për ditë me radhë.

Dikur nuk kishte ujë gjatë ditës, ndërsa kishte nga ora 11 i natës , kur furnizoheshim për nevojat ditore, ndërsa tani nuk ka as gjatë natës. Natën e kaluar pritëm kot deri në 4 të mëngjesit – nuk patëm asnjë pikë, sikur edhe mbrëmjen e kaluar që pritëm deri në orën 2 – pas mesnate. Nuk kemi uj as për pastrim e as për.pije, si t’ia bëjmë ? Kjo është një pafytyrësi – thotë një banor i Zhuzhelicës.

Ajo shton, se në Komunali iu tha se nuk ka ujë për shkak të konsumit të lartë.

– E thirra “Komunalinë”. Kur pyeta kur do të kemi uj, një zonjë më tha: “Nuk ka ujë, konsum i madh, është e pamundur që të gjithë ta kenë, kur bie shi do të ketë ujë”. Këto janë fjalët e saj – thotë ajo dhe përfundon se të gjithë duhet të “lutemi për shiun”.

– Siç thashë, unë do të vij para “Komunalisë” nëse nuk do të ketë ujë deri sonte – duke mos hequr dorë nga qëllimi i saj.

Për shkak të mungesës së ujit, janë të zemëruar edhe banorët e Bujanocit, të cilët më parë ankoheshin për presion të ulët, dhe dje, siç thonë ata, nuk kishte ujë fare në disa pjesë të qytetit.

Deri më tani, autoritetet komunale kanë folur për këtë çështje vetëm një herë, dhe kjo ka shkaktuar zemërim edhe më të madh të qytetarëve.

Gjegjësisht, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, fajësoi qytetarët që konsumojnë ujë pa ndonjë kriter, por edhe ata që nuk paguajnë faturat e shërbimeve, për çezmat e thata në plus 40 gradë.

Kufizimet janë parë si e vetmja zgjidhje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *