FERRI I BUJANOCIT: NUK KA UJ, AJRI I NDOTUR, PAPASTËRTI DHE MBETURINA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 qershor 2021. – Mijëra familje pa ujë në një temperaturë prej 40 gradë, një deponi që po digjet vazhdimisht, kontejnerë të mbushur, rrugë të ndotura – Bujanocasit dhe banorët e fshatrave përreth po përjetojnë një tmerr, tani më për një kohë të gjatë, ndërkohë që qeveria po fajëson qytetarët.

-Edhe njëhjerë po iu lus juve të “Bujanovačke-s”, shkruani vazhdimisht për ferrin në të cilin po jetojmë, kjo është çnjerëzore. Ndoshta dikush do të bëjë diçka ose qytetarët do të organizohen dhe do të bëjnë diçka – na u drejtua mëngjesin e sotëm një lexuese.

Në të njëjtën kohë, na vinin fotot e lexuesve që tregojnë se deponia ende po digjet – për javë të tëra, ndërkaq, siç thonë ata, sa qytetarë kanë thithur ajrin e helmuar nga avujt dhe tymi.

– Natën po i mbyllim dritaret në mënyrë që të mos ngulfatemi nga kundërmimi i tymit që vie nga deponia. Ne jemi pa gjumë dhe të rraskapitur, ky është një tmerr dhe çka është më e frikshme, askush nuk reagon – thotë lexuesja.

Gjatë kësaj kohe, banorët e Osllarës, Levosojës, Rakocit, Zhuzhelicës, Lilancës, Bozhinjevcit, Klinovcit, Llopardincës dhe fshatrave të tjera po bëjnë thirrje për ujë, meqë, siç thonë po mungon për ditë të tëra

Asgjë më mirë nuk është as në disa pjesë të qytetit.

– Kjo ka tejkaluar çdo masë. Të mos kemi ujë gjithë ditën në +40 gradë, kjo me të vërtetë nuk ka kuptim… Nuk është problemi se uj nuk ka gjatë tërë ditës, por nuk po e lëshoni sa natën, që njerëzit të mund të pastrohen, të bëjnë dush , të furnizojnë rezervat me ujë të pijshëm dhe gjëra të tjera. Turp për Komunalinë dhe kryetarine Komunës. Nëse nuk jeni në gjendje të na siguroni kushtet themelore të jetesës, jepni dorëheqjen – lexohet në komentin në tekstin e Bujanovaçkes rreth situatës katastrofike me ujësjellësin në komunë.

Sipas kryetarit të komunës, Nagip Arifi, vetë qytetarët janë fajtorë për ferrin në të cilin po kalojnë.

Arifi, në seancën e Kuvendit të hënën, shpjegoi se zjarret në deponi u shkaktuan nga individ “të papërgjegjshëm” ndërsa mungesa e ujit është pasojë sljelljes së qytetarëve “të paskrupullt”, të cilët abuzojnë me ujin e pijshëm dhe nuk paguajnë faturat e tyre.

Sipas tij, faji nuk është te vetqeverisja lokale dhe te menaxhmenti i NP “Komunalia”.

As nuk është faji te ajo se individëve të “papërgjegjshëm” me vite iu lejohet të ndezin zjarre, as pse në komunën tonë, siç thotë ai, nuk është hapur asnjë pus i ri për gjashtë vjet, e as pse nuk ka pompa të reja adekuate të ujit.

Kryetari nuk e sheh përgjegjësinëas në mosparandalimin e keqpërdorimit të ujit për pije nga personat e “paskrupullt” dhe nga mospagimi i faturave, por, siç dyshohet, faji është te falja selsektive e borxheve.

Arifi nuk i komenton premtimet e drejtorit të Komunalisë, Ruzhdi Halili, anëtar i partisë së tij, se deponia nuk do të digjet më dhe se të gjithë do të kenë ujë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *