Në Komunën e Bujanocit janë vaksinuar mbi 17.000 qytetarë

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29 qershor 2021. Në Komunën e Bujanocit deri më tani kundër virusit COVID- 19 janë vaksinuat 17.645 qytetarë, iu tha portalit tonë në Shtëpinë e shëndetit.në Bujanoc.

Sipas fjalëve të koordinatorit për imunizim, Dr. Aferdita Mustafa, deri më 28 qershor, dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona e kanë marrëu 9.253 qytetarë, ndlrsa 8.392 persona u imunizuan plotësisht.

Kur u pyet nga Bujanovaçke nëse të dhënat për 17,645 qytetarë të vaksinuar u referohen ekskluzivisht banorëve të komunës së Bujanocit, Dr. Mustafa shpjegoi se ky është numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna në Shtëpinë e shëndetit.

Në tre javët e fundit, që nga raporti i mëparshëm mbi rrjedhën e vaksinimit, numri i qytetarëve të imunizuar është rritur për gati se 2,500 persona.

Në mesin e të vaksinuarëve këtu janë edhe njënumër i shtetasve të Maqedonisë Veriore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *