GJYKATA: KK BUJANOC TA KTHEJ SPASIQIN NË POZITËNE DREJTORIT TË QENDËRS SPORTIVE

Bujanovaçke, 6 korrik 2021.
Bujanoc, 6 korrik 2021. – Gjykata e Lartë në Vranjë miratoi vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit Zoran Spasiq ishte shkakruar në mënyrë të paligjshme, para skadimit të mandatit të tij, nga pozita e drejtorit të Qendrës sportive “Rinia” në Bujanoc.

– Gjykata urdhëroi Kuvendin e komunës Bujanoc, si themelues i këtij enti, të më kthejë në pozitën e drejtorit dhe të paguaj diferencën në pagë, thotë Spasiq për Bujanovaçke.

I padituri ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Shumica parlamentare, e cila përbëhet nga koalicioni mbarëshqiptar, më 16 nëntor 2020, gati 2 vjet para skadimit të mandatit, shkarkoi Spasiqin nga pozita e drejtorit, ngjarje kjo që ishte raportuar edhe nga Bujanovaçke.

Në vend të tij ishte emëruar Fatmir Hasani, kandidati i Partisë për veprim demokratik.

Bashkë me Spasiqin, gjithashtu u shkarkua edhe Lidija Trajkoviq nga pozita e drejtorit të Bibliotekës.

Të dy ishin të vetmit serbë në krye të ndërmarrjeve dhe enteve komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *