Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 korrik 2021 – Me një veprim të rrufeshëm dhe sacrificë të madhe Zjarrfikësit e Bujanocit, të dielën në Rakoc – kur kishte shpërthyer një zjarr në një punishte zdrukthëtarie, parandaluan një katastrofë me përmasa të papara.
-Ekipet e zjarrfikësve u shfaqën në vendin e ngjarjes vetëm disa minuta pas thirrjes. Nëse ata nuk do të kishin reaguar kaq shpejt dhe nuk do të bënin më të mirën, gjithçka do të digjej – si punishtja ashtu edhe shtëpia në familjen tonë. Ata janë përgjegjës për faktin se zjarri nuk arriti në materialet e ndezshme që ne përdorim në punën tonë, e cila do të ishte një katastrofë e vërtetë – thotë për Bujanovaçke pronari i punëtorisë, i cili kontaktoi portalin tonë për të nderuar dhe faleminderuar publikisht zjarrfikësit e Bujanocit.
Siç shpjegoi ai, zjarri shpërtheu në tharësen e punëtorisë, pas ores 6 të mëngjesit të së dielës, e cila në atë kohë përmbante rreth 15 metra kub dërrasa.
Pronari thekson se punëtoria ka një sistem zjarrfikjes, i cili ishte i papërdorshëm për shkak të presionit të ulët të ujit.
– Tymi dhe zjarri u vunë re nga një fqinja jonë, e cila na lajmëroi dhe ne menjëherë i thirrëm zjarrfikësit. Nëse presioni i ujit do të ishte në nivelin e duhur, kjo nuk do të kishte ndodhur, sepse kemi të instaluar sistem zjarrfikës, por nuk kishte ujë. Në faktë, zjarrfikësit shpëtuan të gjithë familjen tonë – thotë personi nga Rakoci i cili dëshironte të mbetej anonim.
Sipas tij, tërësisht është dëmbtuar objekti ku gjendej tharësja, por dëmi është i papërfillshëm në krahasim me atë që mund të kishte ndodhur nëse zjarri nuk do të lokalizohej me kohë.
Ai shtoi se sipas gjitha gjasave zjarri u shkaktua nga instalimet.
Videon mund ta shikoni në faqen tonë të FB.