fbpx

THAÇI PO KËRKON ARREST SHTËPIAK NË SLLOVENI

Bujanoc, 12 korrik 2021. (Foto nga Reporteri) – Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar që ai të vendoset në arrest shtëpiak në Slloveni gjatë gjykimit të tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ku ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë, raportuan mediat e Lubjanë, në artikullin e Necenzurirano, në të cilin flitet në hollësi për procesin e ekstradimit të tij eventual në Slloveni .

“Ky informacion na u konfirmua nga disa burime nga Sllovenia dhe jashtë saj,” shkruajnë Primozh Cirman dhe Tomas Modiç, dy gazetarë që botuan artikullin në median hulumtuese Necenzurirano.

Dhoma e posaçme nuk ka vendosur ende për këtë çështje, por dokumentet e Gjykatës, të cilat janë publike, tregojnë se Thaçi kërkoi lirimin me kusht në dhjetor të vitit të kaluar, transmeton Kosovoonline.

Ai gjithashtu pranoi të ishte nën arrest shtëpiak në një vend “jo në kufi me Kosovën”.

Mediat sllovene shkruajnë se kanë informacione se zgjedhja e parë e themeluesit të UÇK-së është Sllovenia.

Artikulli madje thotë se Thaçi kontaktoi njerëz në qeverinë Sllovene për të parë mundësinë e ardhjes në Slloveni dhe për të siguruar që qeveria Sllovene të bëhet një garantuese para gjykatës se “nuk do të largohet nga territori Slloven gjatë gjykimit”.

Gjykata gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjes nëse qeveria Sllovene kishte ofruar tashmë një garancitë tillë.

Dokumentet publike të Gjkatës tregojnë se gjykata në Hagë refuzoi kërkesën e Thaçit. Kjo ndodhi në janar të këtij viti, me pretendimin se Thaçi mund ta përdorte këtë për të ikur dhe se ai mund të ndikonte në dëshmitarë. Sipas gjykatësve, Thaçi mund ta ushtrojë këtë ndikim edhe nëse është i ndaluar në një vend të tretë.

Sidoqoftë, gjykata mund të rishikojë kërkesën e Thaçit, sepse një nga gjykatësit, gjermani Kai Ambos, shkruajti në një nga mendimet e tij se kërkesa e Thaçit duhet të “konsiderohet seriozisht” nëse merr një ofertë nga ndonjë vend si garantues.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *