EDHE 12 BUJANOCAS TË PREKUR ME COVID – 19

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 07. tetor 2021 (Foto Juzhne vesti) – Në Bujanoc, u regjistruan 12 raste të reja të infeksionit me virusin korona, që krahasim me ditën e djeshme numri i të sapoinfektuarëve është përgjysmuar.

Vetëm në shtatë ditët e tetorit, numri i përgjithshëm i i të infektuar në Bujanoc arriti në 83.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë, në Qarkun e Pçinjës nga 561 persona të testuar për kovid-19, 160 ishin pozitivë, ose 28.5 përqind.

Nga të gjitha komunat në rreth, numri më i madh i pacientëve në 24 orët e fundit u regjistrua në Vranjë 83, e ndjekur nga Vladiçin Hani me 31, Surdulica me 23, Tërgovishta me 8 dhe Bosilegradi me 3 raste pozitive të infeksionit me covid – 19.

Në spitalet Kovid në Vranjë janë duke u trajtuar 113 pacientë, të gjithë të prekur nga Covid – 19 dhe me pneumoni të diagnostifikuar.

Prej tyre 63 pacientë janë në oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit, 15 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 11 u liruan.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *