Bujanoc, 15 tetor 2021. – Lexuesit po ankohen se nuk mund të realizojnë thirrje në asnjërin pej numrave të telefonisë fikse në Buajnoc, ndërkohë që shkak i kësaj është ndryshimi i numrit të parë.
Operatori i telefonisë MTS e ka ndryshuar numrin e parë “6”, ndaj në vend të tij tani e tutje do të jetë numri”8”.
Pra, kur thirrni një parapagues me vendbanim në territorin e Bujanocit duhet ta “sillni” numrin “8” në vend të numrit “6”, ndërkaq numrat e tjerë kanë mbetur me të njëjtën radhitje.