BUJANOCI PA RASTE COVID – 19, NË NIVEL QARKU 9 RASTE POZITIVE

 

Bujanoc, 26 dhjetor 2021. – Për të dytën ditë ME RADHË NË Bujanoc nuk është shënuar asnjë rast i infeksionit me virusin Covid – 19, në një javë që pati vetëm 4 raste pozitive, ndërsa 43 raste që nga fillimi i dhjetorit.
Në nivel të Qarkut të Pçinjës për Covid – 19 të shtunën janë testuar 262 persona ndërsa analizat kanë rezultuar me 9 persona të infektuar me koronavirus.
Nga ky numër, 5 janë nga Vranja ndërkaq nga dy raste u regjistruan në Vlladiçin Han dhe Surdulicë.
Në Spitalet Covid të QSH Vranjë për trajtim spitalor janë shtruar 26 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa 19 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.
Në 24 orët e fundit një pacient u shtrua për trajtim spitalor dhe tre u liruan. Një pacient është transportuar në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *