fbpx

COVID – 19: BUJANOCI ENDE ME ZERO, NË NIVEL QARKU 24 RASTE POZITIVE

Bujanoc, 27 dhjetor 2021. – Në Bujanoc që nga e enjtja (23 dhjetor) nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Në 24 orët e fundit nga territori i Qarkut të Pçinjës për Covid – 19 janë testuar 183 persona, prej të cilëve 24 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë tregojnë se 20 persona janë të infektuar nga Vranja, 2 nga Bosilegradi dhe nga një kanë Presheva dhe Tërgovishta.

Në spitalin e QSH të Vranjës janë shtruar 28 pacientë.

Të gjithë pacientët janë pozitiv me koronavirus dhe kanë pneumoni, ndërsa 21 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen.

Në 24 orët e fundit dy pacientë u shtruan për trajtim spitalor ndërsa nga Spitali nuk u lëshua asnjë pacientë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.