Bujanoc, 3. Janar 2022. – Marrëveshja e nënshkruar së fundmi në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ka filluar të zbatohet sot, që do të thotë se tregtia e produkteve ushqimore ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të jetë shumë më e lehtë dhe më e shpejtë.
Shërbimet kompetente të inspektimit ranë dakord që të njohin reciprokisht dokumentacionin që shoqëron mallin.
-Një sqarim i thjeshtë, sot kur mauna të niset për në Maqedoninë e Veriut, ne do të dërgojmë një njoftim se një kamion i tillë do të mbërrijë në vendin e tyre, do të shkojë direkt në vendin ku duhet të shkojë, atje do të bëhet kontrolli i dokumentacionit dhe certifikata jonë do të të njihen në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri sikur edhe certifikatat e tyre tek ne – tha këshilltari i ministrit të Bujqësisë Goran Gjakoviq, transmeton RTS.
Dokumentacioni është ende standard, certifikata fitosanitare dhe veterinare, me kusht që kamionët më nuk do të presin në kufi për marrjen e mostrave në vendin ku eksportohen.
Nga sot, asgjë nuk do ta komplikojë procedurën e eksportit të produkteve agroushqimore, në raport me rregulloret e vendeve përkatëse.
– Do t’i besojmë njëri-tjetrit, do të bëhen kontrolle siç janë bërë deri më tani, por kjo nuk do të pengojë eksportet – thotë këshilltari i ministrit të Bujqësisë.
Gjakoviq theksoi se tregtia e lirë e produkteve ushqimore ndërmjet vendeve nënshkruese të marrëveshjes nënkupton para së gjithash për ata që eksportojnë produkte bujqësore dhe ushqimore, sepse mbi 600 kompani i eksportojnë ato produkte në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
– Maunet do të shkojnë në terminalin doganor shtesë ose qendrën e shpërndarjes dhe aty do të kontrollohet vetëm dokumentacioni. Zyrtarët maqedonas apo shqiptarë do t’i kenë të gjeturat tona dhe nuk ka nevojë të punohet më për to. Për të shmangur keqpërdorimin e kontrollit të mostrës, puna do të vazhdojë, por në kurriz të shtetit – thotë Gjakoviq.
Ai shton se deri më tani ka pasur raste të prishtjes së mallit për shkak të pritjeve të gjata të mauneve në kufi.
Nuk do të jetë më kështu, vetëm kontrolli rutinë i pasaportës së drejtuesit të kamionit është i mundur dhe gjithçka tjetër po ecën plotësisht pa probleme.
Siç ka shkruar më herët Bujanovaçke, në vendkalimin Preshevë-Tabanoc, ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, për maksimum gjashtë muaj do të ndërtohen dy korsi shtesë, njëra prej të cilave do të rezervohet për ekonominë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Korsitë shtesë duhet të parandalojnë prishjen e mallrave për shkak të ngecjeve në kufi sikur edhe dëmet e kompanive.
Početna EKONOMI “BALLKANI I HAPUR”: NGA SOT QARKULLIMI MË I LEHTË E MË I SHPEJTË I MAUNEVE PËR MAQEDNI TË VERIUT DHE SHQIPËRI
“BALLKANI I HAPUR”: NGA SOT QARKULLIMI MË I LEHTË E MË I SHPEJTË I MAUNEVE PËR MAQEDNI TË VERIUT DHE SHQIPËRI
Bujanovačke4. Jan 2022.EKONOMI, FILLIMI0
Previous PostMUSTAFA: KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË STRATEGJI PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC DHE PRESHEVË
Next PostNË BUJANOC DY RASTE POZITIVE ME COVID - 19