Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc 24 janar 2022. – Pesëmbëdhjetë punëtorë shëndetësorë të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc janë infektuar me llojin e ri të koronavirusit. Ky ent shëndetësor apelon tek qytetarët që të kenë durim gjatë ekzaminimeve.
– Çdo ditë një nga punonjësit tanë shëndetësorë sëmuret. Jemi të angazhuar maksimalisht dhe kërkojmë durim nga qytetarët – thonë autoritetet nga Shtëpia e shëndetit.
Virusi është duke u përhapur me të madhe në mesin e popullatës, ndonëse tabloja klinike është kryesisht e butë, ndërsa presioni në Ambulancën Kovid është i madh kështu që profesionistët shëndetësorë po bëjnë çmos që të gjithë pacientët të marrin kujdesin e kërkuar shëndetësor.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, dr. Daliborka Pavlloviq, së fundi për portalin tonë ka theksuar se kjo gjendje po tejkalohet kryesisht me punën që po bëhet në Ambulancën Kovid, ku ka një rritje të numrit të ekzaminimeve në krahasim me një muaj më parë.
Me atë rast ajo u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e parapara mbrojtëse (mbajtjen e maskave, distanca fizike, vaksinimi, abstenimin nga tubimet).
Kujtojmë se, për të dytën javë radhazi në territorin e komunës së Bujanocit është evidente një rritje e numrit të pacientëve të rinj, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 51 raste të infektimit me Covid-19.