GRATË NË BUJANOC: LUFTA PËR BARAZI

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 08. mars 2022. Pozita e grave është përmirësuar, por lufta e tyre për trajtim të barabartë në shoqëri, veçanërisht në aspektin e të ardhurave, është ende duke vazhduar, ndërkohë që çështja e barazisë gjinore është duke ecur shumë, ky është konkludimi nga paneli i mbajtur në Bujanoc më 8 mars në kuadër të projekti ALVED

Pozita e gruas në komunitetin lokal dhe pengesat me të cilat përballen, si dhe pozita e pabarabartë në raport me burrat, ishte tema e tryezës së rrumbullakët të mbajtur të hënën në ambientet e OSBE-së, të organizuar nga Nisma qytetare.

– Fokusi i diskutimit ishte pozita e grave në profesione të ndryshme dhe problemet e tyre, por edhe pengesat që hasin në ushtrimin e punës së tyre, qoftë si sipërmarrëse, qoftë si amvise apo nëna vetushqyese, por edhe si politikane – tha për Buajnovaçke, Tuba Avdiu, koordinatore lokale e Nismës qytetare.

Tetë paneliste, gra të profileve të ndryshme të karrierës, duke folur për rrugën dhe zhvillimin e tyre profesional, përmes shembujve të tyre theksuan se lufta e grave për trajtim të barabartë në shoqëri, veçanërisht në aspektin e të ardhurave, nuk ndalet dhe se barazia gjinore është është duke u implementuar shumë ngadalë.

– Është e domosdoshme që gratë të punojnë në trajnimin dhe edukimin e tyre, t’i vendosin vetes një synim dhe të punojnë për realizimin e tij çdo ditë. Nuk duhet të jesh e shkëlqyeshëm për të filluar, thjesht fillo dhe do të jesh e shkëlqyer është një mesazh diku për të gjitha gratë – tha Aleksandra Sashka Nakiq, një ndërmarrëse nga Bujanoci dhe një nga pjesëmarrëset në panel.

Ato pajtohen se pozita e grave në aspektin ekonomik, social dhe politik është përmirësuar gjatë historisë, por se gratë ende fitojnë më pak se burrat për të njëjtën punë dhe se ka ende më pak prej tyre në poste drejtuese.

– Pabarazia në paga dhe më pak mundësi për avancim në të gjithë sektorët janë ende të pranishme. Nëse do t’i shtohej vlera ekonomike punëve të papaguara të shtëpisë, kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit, një grua në Serbi do të fitonte 546 euro në muaj – tha Suzana Antiq Ristiq, përfaqësuese e Këshillit për të drejtat e njeriut nga Vranja.

Paneliste ishin Nermine Aliji – Ademi, Resmije Ramadani, Asima Ismaili, Stana Bakiq, Aleksandra Nakiq, Suzana Antiq Ristiq, Bjondina Shala dhe Betina Imeri, ndërsa pjesëmarrës ishin nxënës të shkollave të mesme dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Bujanoci.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet në mbarë botën me idenë e eliminimit të diskriminimit ndaj grave në shoqëri, por edhe me apel tek autoritetet që politika të përshtatet sa më shumë me nevojat e grave.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit Amplifying Local Voices for Equitable Development (ALVED) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa është duke u implementuar nga Peaceful Change iniciative dhe People in Need në partneritet me Nismat qytetare, PEN – Peer Educators Network dhe OJQ Aktiv.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *