ZGJEDHËSIT NGA KOSOVA MË 3 PRILL DO TË VOTOJNË NË BUJANOC

Bujanoc, 24. mars 2022. Bujanoci do të jetë një nga 4 qytetet në Serbi ku votuesit nga Kosova do të mund të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit, ka vendosur Komisioni Republikan i Zgjedhjeve.

Qytetarët Kosova do të mund të votojnë edhe në Tutin, Rashkë dhe Kurshumli.

Sipas TANJUG-ut, në seancën e 45-të, Komisioni diskutoi për marrjen e vendimit për mënyrën se si votuesit nga territori i Kosovës do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre aktive të votimit.

Kryetari i KRZ-ës, Vlladimir Dimitrijeviq tha se Zyra për Kosovë e informoi Misionin e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi në kohën e duhur dhe kërkoi ndihmë për mbajtjen e zgjedhjeve të papenguara, por se “përfaqësuesit e Institucioneve të përkohshme në Prishtinë refuzuan të bashkëpunojë me Misionin e OSBE-së , si dhe të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve në krahinën tonë autonome”.

Dimitrijeviq shpjegoi se, për këtë arsye, e vetmja mënyrë që serbët nga Kosova ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës është që votimi të bëhet në territorin e komunave në Serbinë qendrore – Tutin, Rashkë, Kurshumli dhe Bujanoc, sipas parimit të ngjashëm me atë të organizuar për referendumin.

Në seancë u tha se “Posta e Serbisë” ka marrë përsipër informimin e votuesve për mënyrën e votimit dhe se dërgimi i njoftimit është në vazhdim e sipër, si dhe se procesi do të përfundojë së paku pesë ditë para para mbajtjes së zgjedhjeve.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të sigurojë të gjithë mbështetjen e nevojshme teknike në mënyrë që votuesit nga Kosova të mund të dalin në qendrat e votimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *