fbpx

ARTIKUJT USHQIMOR SHËNOJNË RRITJE MËTË MADHE TË ÇMIMEVE

Bujanoc, 25. mars 2022. Drejtori i Byrosë republikane të statistikave, Milladin Kovaçeviq, thotë se në muajin shkurt më së shumti janë rritur çmimet e ushqimeve, pijeve dhe energjisë.

-Ushqimet dhe pijet janë rritur me 15.2 për qind krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar. Transporti është rritur për rreth 13.3 për qind, ky hyjnë edhe burimet energjetike, siç janë derivatet e naftës – tha Kovaçeviç për RTS.

Sipas tij, çmimi i gazit dhe i energjisë elektrike është rritur për 4.2 për qind, që, siç shtoi ai, është i ngjashëm me muajin janar.

Kovaçeviq shpjegoi se dinamika e rritjes së çmimeve është shumë e ngjashme me atë evropiane, megjithëse indeksi i çmimeve në Serbi është më i lartë.

Ai vlerësoi se projeksioni i inflacionit prej 7.7 për qind që kanë dhënë biznesmenët është real, por realisht nuk është parashikimi dhe projeksioni i duhur ngase ky vlerësim bëhet për tre deri në katër muaj.

Siç tha ai, Banka popullore e Serbisë nuk do të pajtohej me deklaratën se nuk po shihet fundi i rritjes së çmimeve dhe se pritet të ketë qetësi falë politikës monetare dhe masave të qeverisë, si dhe për shkak se , siç vlerësoi ai, konflikti në Ukrainë nuk do zgjasë.

Kovaçeviq theksoi se paga mesatare neto në dhjetor ishte 74,629 dinarë, ose 635 euro, dhe se në janar, që është një muaj specifik për shkak të më pak ditëve të punës, paga ishte më e ulët se në dhjetor, ose 70,920 dinarë (603 euro).

– Ky është rezultati mbi të gjitha i lëvizjes së pagave në sektorin privat. Në sektorin publik e dimë që sipas planeve buxhetore ka pasur rritje, por kjo rritje do të regjistrohet në shkurt. Është planifikuar një rritje prej shtatë për qind, ndërsa për sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë rritja e pagave është rreth tetë për qind – tha Kovaçeviq.

Ai shtoi se në shkurt pritet që pagat të kthehen në një nivel të ngjashëm me dhjetorin dhe se rritja nominale e pagave do të regjistrohet edhe për shkak të inflacionit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.