Nga: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 qershor 2022 – Është mbyllur vendvotimi numër 6 në Tërnoc, meqë sot nuk do të ketë zgjedhje, tha për Bujanovaçke kryetari i këshillit zgjedhor, Dejan Menkoviq.
Sipas tij, anëtarët e Këshillit zgjedhor nuk u pajtuan për mënyrën e zhvillimit të procedurës.
– Pastaj ka ardhur një njoftim për bombë, kështu që me sugjerim të përfaqësuesit të KRZ-së, Velko Odalloviq, vendosëm për mbylljen e vendvotimit – thotë Menkoviq.
Materiali zgjedhor është mbledhur dhe do t’i kthehet KKZ-së.
Odalloviq thotë se për hapat e ardhshëm, gjegjësisht votimin e ri, fillimisht do të vendosë KKZ-ja, pastaj KQZ-ja.
– Nuk mund të vlerësoj në këtë moment se kur do të caktohet votim i ri – tha Odalloviq, për portalin Bujanovaçke.