Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. gusht 2022. (Foto nga arkivi) – Gjatë bisedimeve në Bruksel delegacioni nga Prishtina, i kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, kërkoi të njëjtat të drejta për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc me ato që kanë serbët në Kosovë.
Shqiptarët propozuan një marrëveshje të përgjithshme me gjashtë pika, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë adresimit të tij para opinionit, të dielën.
– Pika e parë janë parimet e marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke), nën dy zgjidhja e problemeve nga e kaluara (të zhdukurit, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të dhunuar, të shpërngulurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike që i ka vjedhur Serbia nga Kosova dhe reparacionet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë patjetër), e treta është bashkëpunimi në të ardhmen, pastaj që shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc të kenë të njëjtat të drejta me njerëzit në Kosovë, shqyrtimi i marrëdhënieve me serbët dhe më në fund një marrëveshje përfundimtare – tha Vuçiq.
Duke folur për çështjen që ka të bëjë me Bujanocin dhe Preshevën, Vuçiq tha se kërkesat nuk i referohen më vetëm Kosovës, por janë zhvendosur edhe në Serbinë qendrore.
“Sidoqoftë, kolonat e refugjatëve nuk do të ekzistojnë dhe ne do ta shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi dhe përndjekja”, tha Vuçiq.
Siç tha ai, pala serbe do të vazhdojë të punojë edhe në dhjetë ditët e ardhshme për të arritur një kompromis për çështjen e dokumenteve personale dhe targave të automjeteve.
Sipas tij, Prishtina i ka refuzuar të gjitha propozimet e mëparshme.
Ministri i Kosovës Xhelal Sveçla më herët ka bërë të ditur se më nuk do të shtyhet zbatimi i vendimit për kartat e identitetit dhe targat dhe se ai do të hyjë në fuqi më 1 shtator.