Bujanoc, 13 shtator 2022. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, çmimet e konsumit janë rritur për 13,2 për qind në një vit, sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë (ESR).
Në një vit, çmimi i artikujve ushqimor u rrit me 20.9 për qind.
Nga gushti i kaluar deri në këtë gusht, çmimi i grupit ushqimor “kafe, çaj dhe kakao” u rrit më së shumti – me 25,7 për qind.
Buka dhe drithërat u rritën me 24.1 për qind, ndërsa çmimi i mishit u rrit me 23.7 për qind në një vit.
Çmimi i peshkut është më i lartë për 23,9 për qind ndërsa qumështi, djathi dhe vezët për 23,5 për qind.
Karburantet dhe lubrifikantët për automjetet e pasagjerëve në gusht të këtij viti janë 20.9 për qind më të shtrenjta krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa përdorimi dhe mirëmbajtja e automjeteve tani është 17.3 për qind më e shtrenjtë.
Qiraja aktuale e banesave është më e lartë me 21.3 për qind.
Krahasuar me gushtin e kaluar, vetëm shërbimet e transportit ajror të udhëtarëve janë bërë më të lira, me 0.2 për qind.
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal në gusht 2022, krahasuar me korrikun 2022, janë rritur mesatarisht me 1,2 për qind, sipas Entit të Statistikave.
Krahasuar me muajin paraardhës, rritje e çmimeve është shënuar në banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (3,9 për qind), ushqime dhe pije joalkoolike (2,5 për qind), restorante dhe hotele (1,4 për qind), rekreacion dhe kultura ( 1,3 për qind), pajisje për banesën dhe mirëmbajtjen aktuale (1,0 për qind), si dhe në grupet ku bëjnë pjesë pijet alkoolike dhe duhani, mandej komunikimet, shëndetësia dhe arsimi (nga 0,1 për qind secila).
Rënie e çmimeve është shënuar në grupin e transportit (-2,5 për qind) dhe veshjeve dhe këpucëve (-0,6 për qind).
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera nuk ndryshuan ndjeshëm.