Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 29 shtator 2022. (Foto nga arkivi) – Shëtpia e shëndetit në Bujanoc pret që dërgimi i vaksinave kundër gripit sezonal të bëhet në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojë imunizimi i popullatës, mëson portali ynë në këtë ent.
Dr. Daliborka Pavloviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit, tha se pritet të pranohen mbi 1000 doza të vaksinave.
– Vitin e kaluar janë dhënë rreth 1500 doza, kështu që pritet afërsisht ajo sasi. Imunizimi do të bëhet me rekomandim të mjekut të përzgjedhur në praktikën e përgjithshme, përfshirë mjekët që punojnë në stacionet dhe ambulancat e ndara jashtë selisë qendrore – thotë drejtoresha.
Ajo theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër gripit sezonal të të sëmurëve kronikë, të pacientëve me sëmundje shoqëruese dhe të të moshuarve.
Imunizimi do të bëhet në Departamentin për kujdesin shëndetësor të popullatës së rritur në Bujanoc, gjegjësisht në ambulancat në teren.
Instituti për shëndet publik “Dr. Milan Jovanoviq Batut” njoftoi se këtë sezon janë shpërndarë 373.360 doza të vaksinës katërvalente të gripit të prodhuar nga Sanofi Pasteur dhe 22.640 doza të vaksinës së gripit nga Instituti për virologji, vaksina dhe serume “Torlak”.