Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 shtator 2022. Qumështoret e Bujanocit dhe Preshevës po u bëjnë presion prodhuesve vendorë, nga të cilët blejnë qumësht me çmime të ulëta, që qumështin të mos ia shesin KB “Zllatibor”, i cili është i gatshëm ta paguajë qumështin me çmim të arsyeshëm, thotë drejtori i Stacionit Veterinar të Bujanocit, Miodrag Millkoviq. Fermerët e qumështoreve të këtushme, megjithatë, thonë se shfaqjes së konkurrencës së re do t’i përgjigjen duke i rritur çmimet – edhe nëse dështojnë.
Sipas Millkoviqit, ardhja e Kombinatit Bujqësor “Zlatibor” në tregun vendor i ka mërzitur aq shumë pronarët e qumështoreve në Bujanoc dhe Preshevë, saqë disa edhe e kanë kërcënuar.
Millkoviq ka folur vazhdimisht për Bujanovaçken për çmimin jashtëzakonisht të pafavorshëm të qumështit (30-35 dinarë për litër) me të cilin prodhuesit detyrohen ta shesin.
– Tani në Bujanoc dhe Preshevë vjen një kompani serioze që është e gatshme të paguajë 55 dinarë e më shumë për litër, kështu që qumështoret vendore reagojnë duke kërcënuar dhe shantazhuar prodhuesit, p.sh., nuk do t’ua paguajnë borxhin për tre ose më shumë muaj të kaluar – thotë Millkoviq.
Siç thotë ai, është kërcënuar personalisht nga njëri prej pronarëve të qumështores së Preshevës “Doda”, Musheref Memeti.
– Ai thotë se dua t’ia mbyll qumshtoren, ndërkaq unë dua vetëm një çmim të arsyeshëm për prodhuesit, që të mos falimentojnë dhe të mos mbesin pa bagëti – thotë Millkoviq.
Memeti i mohon kërcënimet, por pohon se Millkoviq dhe kompania e re duan ta mbyllin kompaninë e tij.
– Deri më tani kam paguar 40 dinarë për litër, sepse kaq mund të paguaj dhe nuk u kam borxh prodhuesve asnjë dinarë. Tani vjenë dikush tjetër me Milkoviqin dhe ofrojnë çmim më të lartë për të bllokuar qumshtoret lokale. Pra, si mund të mos protestoj? – thotë Memeti.
Ai thotë se blerësi i ri nuk e ka pëlqimin e Komunës për blerjen e qumështit në territorin e Preshevës.
– Dy nga 70 prodhuesit në komunë më thanë se qumshtin do t’ia shesin hrumbullkuesit të ri. Unë u thashë që do të paguaj aq sa ata, këtë do ta bëj edhe nëse dështoj – thotë Memeti.
Se qumështoret në Bujanoc tashmë i kanë ngritur çmimet e blerjes për Bujanovaçken, e ka konfirmuar edhe një prodhues, i cili ka thënë se nga nesër do të paguhet 50 dinarë për litër, në vend të 40 që ishte më parë.
Sinisha Rajkoviq, shef i blerjes së qumështit në qendrën blerëse Korbevc KB “Zlatibor”, tha për portalin tonë se kjo kompani ka plane të mëdha për Bujanoc dhe Preshevë.
Ai ka konfirmuar se do të paguajë 55 dinarë për litër.
– Ne fillojmë nesër. Do t’i sjellim bagëti, do të punojmë për shtimin e bagëtive, po ashtu edhe prodhuesit do të marrin laktofriz nga ne. Ne kemi përgatitur disa maune për zonën tuaj – thotë Rajkoviq.
Sipas Millkoviqit, kjo është një kompani serioze që përpunon 110 tonë qumësht në ditë dhe ardhja e një kompanie të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për blegtorët në Bujanoc dhe Preshevë.