KRYETARJA E KOSOVËS MESAZH PËR SHQIPTARËT NBË JUG TË SERBISË: NUK JENI VETËM

Bujanoc,23. nëntor 2023. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur sot në Tiranë për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe u ka thënë atyre se “nuk janë vetëm”, ndërsa siç thotë ajo, vuajnë diskriminimin.
“Përderisa sot jemi mbledhur këtu, të mos harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ende po përballen me diskriminim etnik dhe spastrim etnik me mjete administrative. Sot po ju them nga këtu: nuk jeni vetëm. Jemi me ju për të mbrojtur të drejtat tuaja”, ka thënë Osmani në Samitin e Diasporës, transmeton Koha e Prishtinës.
Politikanët shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva ka kohë që theksojnë se shteti po kryen spastrim etnik të popullatës shqiptare në jug të Serbisë duke ua pasivizuar ilegalisht adresat e tyre të vendbanimit.
Javën e kaluar, ministri Aleksandar Martinovic i mohoi me forcë akuzat e tilla




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *