ARRIHET MARRËVESHJA PËR KOALICIONIN E PARË SHQIPTAR PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE, KAMBERI BARTËS I LISTËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc,22. nëntor 2023. Dihet koalicioni i parë i partive shqiptare nga Bujanoci dhe Presheva për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit. Siç konfirmuan disa burime të sigurta për Bujanovaçken, marrëveshja për koalicion është arritur para disa ditësh nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) e Ragmi Mustafës nga Presheva, Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH).
Kryesuesi dhe i pari në listën elektorale të këtij koalicioni do të jetë kreu i PVD-së, Shaip Kamberi.
Lista do të quhet “Lufta politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi, dhe siç dihet, do të mbështetet nga grupi joformal Aleanca për Luginën, në të cilin ndër të tjera bëjnë pjesë edhe ish anëtarët e Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit.
Partnerët e koalicionit ende lënë mundësinë që partitë e tjera shqiptare t’i bashkohen nëse janë dakord me këtë koncept politik.
Kjo konfirmon shkrimin e Bujanovaçkes se Nagip Arifi dhe Partia e tij Demokratike do të ndryshojnë kampin dhe do të marrin pjesë në këto zgjedhje së bashku me Alternativën për Ndryshim.
Bujanovaçke mësojnë se nesër është planifikuar një tjetër takim i liderëve shqiptarë nga jugu i Serbisë me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, si përpjekja e fundit e Tiranës për të bashkuar të gjitha partitë në një listë. Megjithatë, gjasat që një gjë e tillë të ndodhë janë jashtëzakonisht të vogla.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *