OFICERË NGA 17 SHTETE PO TRAJNOHEN NË BAZËN JUG

Bujanoc, 01. mars 2024. – Në bazën “Jug” afër Bujanocit është duke u zhvilluar kursi i pilotimit për oficerët e shtabit në operacionet paqeruajtëse, ku marrin pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe 17 shteteve të tjera.

Është një kurs i specializuar që zhvillohet për të konfirmuar cilësinë dhe pranueshmërinë e materialit të ri trajnimi për oficerët e shtabit, përpara se ai të miratohet nga Kombet e Bashkuara dhe të dërgohet për përdorim nga vendet, forcat e të cilave marrin pjesë në operacionet e paqes nën kujdesin e kësaj organizate ndërkombëtare , njoftoi Ministria e mbrojtjes të enjten.

“Në këtë mënyrë do të përmirësohen standardet dhe procedurat e vlefshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të sigurohet zbatimi uniform i qasjes më moderne në punën e komponentit ushtarak të forcave paqeruajtëse ndërsa zgjedhja e qendrës sonë si mikpritëse e kursit është një konfirmim i cilësisë së trajnimit dhe përgatitjeve të kryera në Ushtrinë Serbe për nevojat e pjesëmarrjes në operacionet paqeruajtëse.” tha ministria.

Në trajnimin dy javor marrin pjesë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Forcave të Armatosura nga 17 vende të tjera, të cilët të gjithë kanë përvojë të mëparshme në trajnime ose në kryerjen e detyrave të oficerëve të shtabit në misione dhe se trajnimi kryhet nga ekipi i instruktorëve të Shërbimit të Integruar të OKB-së. Organizatorë janë Shërbimi i Integruar i Stërvitjes i Kombeve të Bashkuara me mbështetjen e Qendrës për Operacione Paqeruajtëse të Forcave të Armatosura Serbe.

Realizimi i këtij kursi në Republikën e Serbisë kontribuon gjithashtu në afirmimin e vendit tonë si një vend që sinqerisht është i përkushtuar për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes në rajon dhe në botë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *