PANAIRI I BUJANOCIT I TUBOI BLETARËT NGA I GJITHË RAJONI: SHIHEMI VITIN TJETËR

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 2. mars 2024. Mbi 50 ekspozues dhe 1000 vizitorë nga i gjithë Ballkani u mblodhën në Panairin e tetë Ndërkombëtar të Bletarisë “Bleta nuk njeh kufij”, të mbajtur të shtunën në Bujanoc. Kurrë nuk është shfaqur interesim më i madh për temat e ligjëratave të sotme, kjo për faktin se qindra njerëz dëgjuan me vëmendje atë që prof. Zoran Stanimiroviq dhe ligjërues të tjerë folën, thotë për Bujanovaçke, organizatori Zarije Mitiq nga Shoqata “Polen 2012”. Ai theksoi se edhe sivjet panairi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.
Panairi filloi me paraqitjen e bletëve më të bukura – fëmijëve të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc, ndërsa zyrtarisht u hap me një fjalim të kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagipo Arifi.

– Është kënaqësi hapja e panairit të tetë të bletarisë. Fillimisht dua të përshëndes fëmijët e kopshtit që i dhanë rëndësi të madhe këtij panairi, e më pas profesorët nga Beogradi dhe Prishtina që do të mbajnë ligjërata, si dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve. Është nder i madh që na erdhën mysafirë nga Greqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, sepse kjo tregon se panairi ynë është i karakterit ndërkombëtar – tha Arifi dhe theksoi se Komuna do të vazhdojë të kontribuojë dhe të ndihmojë në mbajtjen e panairit edhe në të ardhmen.
Më pas u ndanë mirënjohje dhe dhurata për qytetarët dhe bletarët e merituar, e më pas ligjërata nga Prof. Zoran Stanimiroviq, shef i Departamentit të Biologjisë dhe Shef i Qendrës për Inovacion dhe Kërkim Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti i Beogradit, i cili është në listën e Stanfordit prej 2 për qind të shkencëtarëve më me ndikim në botë.
Krahas Stanimiroviqit, ligjërues ishin edhe Doc. Dr. Urosh Glaviniq, i cili foli për tendencat bashkëkohore në kontrollin e rriqrave të bletës, pastaj Dr. Goran Bajiq, i cili prezantoi preparatin “Formikpro” dhe Dr. Beqë Hulaj, i cili foli mbi temën e kalbjes së hojeve amerikane.
Vizitorë të shumtë patën mundësinë të shikonin përreth dhe të blinin gjithçka që nga pajisjet e bletarisë, si dhe të provonin dhe blinin produkte bletarie, duke filluar nga mjalti i akacies dhe livadhit, përmes frutave, arrave, polenit, huallave apo hithrave në mjaltë, e deri te preparatet medicinal, që për bazë kishin mjaltën.
Ekspozuesit me të cilët biseduam na thanë se janë të kënaqur me organizimin dhe shumica prej tyre janë vizitorë të rregullt në panairin e bletarisë në Bujanoc.
Kompania “Radovanoviq 034” nga Raça e Kragujevcit prodhon dhe shet aksesorë bletarie.
– Prodhojmë qepena fluturimi, thika për hapjen e koshereve, tel për korniza, rripa për transportin e koshereve dhe aksesorë të tjerë të vegjël që u nevojiten bletarëve – thonë Radovanoviq dhe shtonë se në panair vijnë tash e disa vite.
Preparatet dhe ushqim për bletët ka ekspozuar kompania “Api-trade” nga Leskoci, përfaqësues të së cilës thonë se interesimi për produktet e tyre është gjithmonë i madh.
nga Trgovishta ka ardhur Shoqata e pemtarëve, perimtarëve dhe bletarëve – “Pçinja”, anëtari i së cilës Igor Jovanoviq na prezantoi prodhimet e tij.
– Shesim mjaltë të thjeshtë, mjaltë për imunitet, mjaltë bnë hoje, ajvar, komposto me boronica, marmelatë nga trëndafili i egër dhe produkte të tjera – thotë Jovanoviq, i cili është për herë të parë në panair dhe vizitorët mund t’i blejnë produktet e tij me çmimin 1200 deri në 1500 dinarë.
Bletari Nebojsha Cvetkov nga Surdulica na prezantoi mjaltë livadhi, akacie dhe livando dhe pika propolisi, me çmime nga 1.000 deri në 1.200 dinarë për mjaltë dhe 300 dinarë për propolis.
Njëra nga ekspozueset më të kënaqura ishte Gorica Zdravkoviq nga Bojniku, e cila, siç na tha, i shiti fidanët që solli për më pak se një orë.
– I solla disa qindra fidanë livando, kelreuteria dhe katalpa dhe i shita për një orë me një çmim prej 200 e 300 dinarë – thotë Gorica e kënaqur.
Përveç produkteve dhe pajisjeve standarde të mjaltit për bletarët, në panair hasëm edhe një stendë me produkte kozmetike Hemel.
– Është një kozmetikë me bazë mjalti, propolis dhe vajra esencialë, nuk përmban ujë, emulsifikues apo konservues dhe është krejtësisht natyral. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh të destinuara për të gjitha moshat. Shamponët, serumet, vajrat me presim të ftohtë, kremrat për fytyrë me qëllime të ndryshme, buzëkuqët… janë vetëm pjesë e gamës Hemel – thotë Dragana Milenkoviq për Bujanovaçkën dhe shton se të gjithë qytetarët mund t’i shohin dhe blejnë këto produkte në rrugën Josif Janjiq ose t’I kërkojnë ato në faqen në Facebook – Dragana Hemel Bujanoc.
Organizator i panairit është shoqata e bletarisë “Polen 2012” nga Bujanoci në bashkëpunim me shoqatat e bletarisë “Nektar” dhe “Apikula”, kurse sponsor i panairit është komuna e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *