Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3. prill 2024. Se kush do të jetë kryetar i Gjykatës Themelore në Bujanoc do të vendoset të enjten në seancën e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ). Në garë janë tre kandidate – Dragana Nakiq nga Bujanoci si dhe Jelena Petriçeviq Mlladenoviq dhe Tatjana Mihajloviq Jovanoviq nga Vranja.
Në procedurën e konkursit, i cili u hap më 15 shtator të vitit të kaluar, të tre kandidatët morën notën 5, që do të thotë se ato “kryejnë me shumë sukses funksionin e gjyqtarit”.
Petriçeviq Mlladenoviq është gjyqtare e gjykatës së Bujanocit dhe që nga pensionimi i Stanka Kërstiqit, në maj të vitit të kaluar, ajo ka qenë në krye të gjykatës si ushtrues detyre e kryetarit.
Dragana Nakiq është gjyqtare e Gjykatës Themelore që nga qershori i vitit 2021.
Kandidatja e tretë, Tatjana Mihajloviq Jovanoviq ka kandiduar edhe për postin e kryetares së Gjykatës së Lartë në Vranjë, ku aktualisht punon. Para disa vitesh ajo ishte edhe gjyqtare në Bujanoc.
Sikur të pyeteshin qytetarët e Bujanocit, e që nuk pyeten, kryetarja e re e Gjykatës Themelore do të ishte bashkëqytetarja e tyre Dragana Nakiq, siç ka shkruar portali ynë.
GJYKATA NË BUJANOC NESËR BËHET ME KRYETAR, KONKURENCË MES TRI ZONJAVE
Bujanovačke3. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostAPLIKACIONET DHE KARTELAT E LOJALITETIT: NJË BUJANOCASE KËSHTU KA KURSYER MBI 1.000 EURO
Next PostKOMUNA E BUJANOCIT INVESTON NË MJEDISET SERBE, ASFALTIM NË 6 FSHATRA