KOMUNA E BUJANOCIT INVESTON NË MJEDISET SERBE, ASFALTIM NË 6 FSHATRA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3. prill 2024. Komuna e Bujanocit do të paguajë rreth 16 milionë dinarë për asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatrat Kërshevicë, Klinovc, Sveta Petkë, Trejak, Lilancë dhe Sërpska Kuqë. Procedurat për përzgjedhjen e kontraktorëve kanë përfunduar dhe vendimet janë shpallur sot.
Më së shumti para – 8 milionë dinarë – do të ndahen për asfaltimin në Kërshevicë dhe Klinovc. Këtë tender e ka fituar kompania nga Presheva “Saba Bellça”.
E njëjta kompani do të punojë në Lilancë dhe Sërpska Kuqë, e cila do të kushtojë 3 milionë dinarë.
Për asfaltim në fshatrat Sveta Petkë dhe Trejak do të angazhohen kompanitë e Vranjës GP 5D Panevle dhe DSD Roads.
Punimet në këto fshatra kushtojnë rreth 5 milionë dinarë.
Javën e kaluar ka përfunduar procesi i përzgjedhjes të ekzekutuesit të punëve të asfaltimit në Tërnoc. Edhe këtë punë në vlerë prej 12.6 milionë dinarë e ka marrë kompania “Saba Bellça”.
Në buxhetin komunal për këtë vit për infrastrukturë janë paraparë 323.4 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *