KOMUNA KA BORXHE EDHE PËR SHPENZIMET E RRUGËS, MË TË RREZIKUAR PUNONJËSIT E ARSIMIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. prill 2024. Komuna e Bujanocit ende nuk ka paguar kompensimin për shpenzimet e udhëtimit për të punësuarit në sektorin publik ndërkohë që punonjëve të arsimit ky kompensim nuk iu është paguar as për muajin shkurt.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Administrata komunale, paratë sa nuk janë bartur në llogaritë e shkollave ndërkaq se pse janë vonuar sërish, si në fund të vitit, ne u munduam të mësojmë nga Sali Salihu, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, por ai nuk u përgjigj.
Ndërkohë që punonjësit e arsimit janë në pritje të tarifave të transportit, punëtorët e Kompanisë publike kërkojnë t’u sigurohet të paktën paga e janarit, në të kundërtën paralajmërojnë protestë para Komunës.
Pagat dhe përfitimet e tjera po vonohen, ndërsa drejtuesit komunalë po mrizojnë nga Ulqini në Nju Jork.
Bujnaovaçke të mërkurën ka shkruar për kryetarin e komunës, Nagip Arifi dhe ekskursionin e tij në Amerikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *