SHPALLEN ZGJEDHJET: EDHE BUJANOCASIT NË ZGJEDHJE M 2 QERSHOR

Bujanoc, 26. prill 2024. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shpallur sot zgjedhjet lokale në 66 vetëqeverisje lokale për 2 qershor. Zgjedhjet lokale do të mbahen në ato komuna ku nuk janë mbajtur në dhjetor, përfshirë edhe Bujanocin.
Zgjedhjet në komunat e qytetit në Beograd, Nish dhe Pozharevc duhet të shpallen nga kryetarët e parlamenteve lokale, përkatësisht kryetari i Autoritetit të Përkohshëm në kryeqytet.
Me qëllim që zgjedhjet lokale të mbahen më 2 qershor së bashku me zgjedhjet në Beograd, Parlamenti paraprakisht ka ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili ka qenë marrëveshje mes qeverisë dhe një pjese të opozitës, ndërsa pjesa tjetër e opozitës ka vendosur që mos të marrin pjesë në zgjedhje, sepse besojnë se nuk ka kushte.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, u ka uruar të gjithëve “zgjedhje të suksesshme”.
Katër grupe serbe po marrin pjesë në zgjedhjet në Bujanoc, ndërsa partitë shqiptare po negociojnë për koalicion paszgjedhor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *