Bujanoc, Leskoc, 15. maj 2024. Të pakënaqur me situatën aktuale në treg, ku dyqanet e mëdha nuk blejnë perime vendore, por i importojnë, ndërsa prodhuesit vendas nuk mund t’i eksportojnë perimet nga Serbia, shoqata “Povrtari Juga” do të organizojë protestë më 22 maj në ora 11:00 përballë Administratës së qytetit të Leskocit. Kultivuesit e perimeve thonë se tashmë kanë hedhur sasi lakrash dhe nuk duan të ndodhë një situatë e ngjashme me trangujt dhe domatet.
Organizatori i protestës, Dalibor Kociq, nga fshati Svircë i Leskocit, sqaron se do të protestohet për shkak se duan të tërheqin vëmendjen për problemet me të cilat ballafaqohen dhe si më të madhin e vë importin e pakontrolluar, raporton Juzhne vesti.
– Jemi të indinjuar, sepse kemi investime të mëdha, dhe nuk mund të kthejmë as atë që kemi investuar. Duam të bisedojmë me ministrin e ri të bujqësisë, t’i paraqesim kërkesat dhe propozimet tona. Mallrat mund të importohen lirisht, por kur të bëhen prodhimet tona, taksa për ato perime të importuara duhet të rritet. Dhe që çmimi të jetë konkurrues me çmimin e prodhimeve tona. Nuk duhet lejuar importe me çmime fare të ulëta duke rrëzuar kështu çmimet tona. Sepse kur mbaron sezoni, del se kemi punuar për asgjë – thotë Kociq.
Sipas tij, problemi është se zinxhirët e qendrave të mëdha tregtare nuk blejnë perime nga prodhuesit vendor, por importojnë nga Maqedonia, Shqipëria dhe vende të tjera.
– Ata nuk donin të blinin lakrën nga ne, dhe ne nuk mund ta eksportonim, kështu që lakrën e dhamë flas ndërsa një pjesë e shitëm për 10-15 dinarë, ndërsa pjesën tjetër e hodhëm – thotë Kociq.
Ai thekson se pas pak do të fillojmë me shitjen e domateve dhe specave, ndaj shpresojnë që deri atëherë të zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me shitjen dhe eksportin.
– Tani problemi është me trangujt. Deri para disa ditësh nuk patëm mundësi ta eksportojmë këtë prodhim, ndërsa tani që kur shpallëm protestën, nuk e di si, papritur u lejuan eksportet. Nuk e di se si mund që eksportet të fillojnë dhe të ndalen sipas dëshirës së dikujt. Për mua nuk është e qartë dhe ky është problemi ynë më i madh – thekson ky kultivues i perimeve.
Kociq thotë se shoqata e tyre ka përkrahje të madhe për këtë protestë dhe se shpreson që kësaj radhe, nëse do të ketë premtime nga Ministria e Bujqësisë, nuk do të mbetet thjesht një histori boshe, siç ka qenë rasti deri tani.
– Qyteti na dha një truall për ndërtimin e Qendrës së Shpërndarjes, por edhe sot e kësaj dite nuk ka filluar të ndërtohet, sepse Ministria nuk e ka realizuar premtimin për të investuar në të. Ne kemi paguar për zhvillimin e projektit, kemi investuar para, por asgjë. Gjithçka u ndal dhe ra në ujë – thekson Kociq.
Kultivuesit e perimeve shpresojnë që kryetari i komunës së Leskocit, Goran Cvetanoviq t’i ndihmojë dhe t’i “lidhë” me ministrinë.
BUJQIT NGA JUGU: IMPORTOHEN PERIME NGA JASHTË, TONAT I HUDHIM
Bujanovačke16. May 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostKËTË VITI NDAHET SHUMË REKORDE E MJETEVE PËR NGRITJEN E EFIKASITETIT ENERGJETIKË NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Next PostINSTRUKTOR TË OKB-së TRAJNOHEN NË BAZËN “JUG”