Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 28 korrik 2020. Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka caktuar seancë për të martën me fillim nga ora 10, në të cilën, veç të tjerash, është paraparë të zgjedhet Organi i përkohshëm me drejtues të rinjë në Ndërmarrjen publike “Komunalia”.
Sipas marrëveshjes së koalicionit të partive që përbëjnë qeverisjen e re, NP “Komunalia” i përket Partisë Demokratike (PD) të kryetarit Nagip Arifi.
Shumica qeverisëse do të vendosë gjithashtu për shkarkimin e Shtabit aktual për situata të jashtëzakonshme, i cili gjatë ditës duhet ta mbajë seancën e radhës me komandantin e ri – Nagip Arifi, lidhur me situatën e shkaktuar nga përhapja e Covid-19.
Në agjendën e seancës të Kuvendit, të dytën që nga konstituimi i tij, do të ketë dy propozim Vendime për vërtetimin e mandatit të këshilltarëve.
Për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19, seanca do të mbahet përsëri në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës.