KASTRATI NË BUJANOC: QEVERISJA MBARËSHQIPTARE SHEMBULL PËR BASHKËKOMBASIT GJITHANDEJ

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, 12 gusht 2020 Formimi i shumicës gjithëshqiptare në Bujanoc është një shembull i mirë për të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, tha Qëndron Kastrati, kryetari i komunës së Kamenicës, pas takimit që pati të mërkurënme Nagip Arifin.

 Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Kastrati tha gjithashtu se ai mbështeti “përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

 – Të dy kryetarët diskutuan gjithashtu për problemet e zakonshme të dy komunave, situatën me Covid-19 dhe pengesat e kthimit të bashkëatdhetarëve në vatrat e tyre, gjë që ndikoi negativisht në ekonomitë e të dy komunave – thuhet në komunikatën e lëshuar nga vetëqeverisja lokale.

 Kastrati premtoi se do të avokonte për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bujanocit, Kamenicës dhe Gjilanit për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

 Gjatë vizitës së tij në Bujanoc, Kastrati do të takohet edhe me përfaqësues të shqiptarëve në Parlamentin serb, si dhe do të vizitojë Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *