DR TIODOROVIQ: VETËIZOLIMI PËR TË KTHYERIT NGA VERIMET

Bujanoc, 7 shtator 2020 Epidemiologu Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit të Krizave, thotë se kthimi në Serbi i 25,000 turistëve nga pushimet jashtë vendit, gjatë shtatorit mund të ndikojë në rritjen e numrit të personave të infektuarve në dhe sugjeron vetizolimin e tyre në shtëpi.

-Kushdo që vjen në Serbi duhet të jetë i vetëdijshëm se me vete është duke bartur rrezikun, andaj do të ishte mirë një lloj vetizolimi i tyre në shtëpi. Qoftë nëse fjala është për kthim nga pushimet verore apo për të ardhur nga një vend në tjetrin, të gjithë duhet ta kemi këtë zakon të kujdesemi për veten dhe të tjerët – tha Tiodorovior për Blic, transmeton Danas.

Sipas tij, fillimi i vitit shkollor mund të sjellë me vete rreziqe të caktuara kur bëhet fjalë për infeksionin, por edhe se numri i pacientëve me virusin korona lidhet drejtpërdrejt me mosrespektimin e masave.

Ai deklaroi se është e rëndësishme që tudentët, të cilët vijnë nga ato territore ku situata epidemiologjike është më e keqe në raport me Serbinë, të respektojnë masat dhe të jenë të kujdesshëm.

– Sigurisht që rrespektimi i masave nuk iu referohet vetëm atyre që vijnë, por gjithë popullsisë, sepse zbatimi dhe respektimi i masave është i një rëndësie të jashtëzakonshme për eliminimin e virusit – theksoi Tiodorović.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *