Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8 shtator 2020 (Bujanovaçke: foto nga vendi I sulmit) – Një i ri 25-vjeçar nga Rusia u rrah dhe u plaçkit të hënën në afërsi të Bujanocit, që ishte në udhëtim e sipër në xhaden e vjetër në drejtim të Levosojës, afër fabrikës së dyshekëve, mëson Bujanovaçke.
Atij iu dha ndihma mjekësore në Shërbimin e emergjencës në Bujanoc, ku u diagnostikua me lëndime të lehta trupore, dhe aktualisht është i vendosur në Qendrën e pritjes në Preshevë.
Sipas asaj që kishte treguar, dy persona e sulmuan atë dhe i vodhën çantën e shpinës, telefonin, portofolin me para dhe kartela.
I riu rus ishte një aventurier që ia kishte mësyer vendeve të Europës, me një çantë shpine, duke përdorur mjete të ndryshme transporti.
Bujanovaçke mëson se po punohet në gjetjen e sulmuesve.