Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 24 shtator 2020. Ka vite që Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ballafaqohet me mungesë mjekësh specialistë, dhe tani është në rrezik të mbetet pa një radiolog të vetëm në kohë të pandemisë.
Dr. Slagjan Dimitirijeviqit i kanë mbetur edhe dy muaj deri në pensionim, ndërkaq pa lënë ndonjë zëvendësim, gjë që nga drejtoresha e re e Shtëpisë së shëndetit, Dr. Daliborka Pavlovic, aktualisht të vlerësohet si sfida më e madhe sa i përket personelit mjeksor.
– Ky është një problem që ta kallë datën, ngase edhe nëse dërgojmë ndonjë mjek tjetër në specializim, do të duhen së paku 5-6 vjet për t’u rikthyer në punë. Pra, ne kemi nevojë urgjente për radiolog, ngase Shtëpia e shëndetit nuk mund të funksionoj pa dignostifikim me rreze x dhe ultrazë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje së bashku me ministrinë dhe do të punojmë për këtë – thotë drejtoresha.
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka mbetur edhe pa një stomatolog, po për shkak të pensionimit.
-Pas heqjes së shtesës prej 50 për qind në pagë, shumë specialistë u larguan ndërsa duhet ta kemi parasysh edhe atë që bënë natyra. Gjatë asaj kohe, ne nuk morëm pëlqimin për pranimin e mjekëve të rinjë dhe nuk kishte specializime të reja, prandaj tani jemi në këtë situatë – thotë drejtoresha.
Për gjendjen në Shtëpinë e shëndetit dhe mungesën e specialistëve drejtoresha kishte biseduar të mërkurën edhe me deputetin Nenad Mitroviq, i cili i tha Bujanovaçkes se ai do të ofroj mbështetje Shtëpisë së shëndetit për zgjidhjen e këtij problemi.