Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22 tetor 2020. Edhe pse është paralajmëruar për sot, nuk ka asgjë nga fillimi i asfaltimit në qendër të Bujanocit, kështu që shoferët dhe këmbësorët.
Nuk dihet se edhe sa do të zgjasë testimi i durimit të qytetarëve, sepse shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Sali Salihi, i cili paralajmëroi asfaltimin një javë më parë bazuar në informacionin nga nënkontraktorët, tani nuk i është përgjigjur thirrjes së Bujanovaçkes.
Ai, atëbotë, kishte sqaruar se dinamika e punëve nuk varet nga vetëqeverisja lokale, por nga Ministria e Ndërtimit si financues, kontraktori NP “Rrugët e Serbisë” dhe kompania “Saba Bellça” si nënkontraktorë.
Kanë kaluar pothuajse tre javë pas përfundimit të punëve përgatitore dhe më shumë se dy muaj nga fillimi zyrtar i punimeve në segmentinnga Posta deri në parkun e qytetit, andaj qytetarët për pasojë qytetarëve iu është shterrur durimi.
– Turp për rrugët e Bujanocit, asfaltimi ka ngecur për javë të tëra. Po na prishen makinat tona, andaj merruni edhe me këtë fakt – thuhet në njërin prej komenteve në faqen e portalit tonë në Facebook.
Për bujanocasit fare nuk ka rëndësi çështja e juridiksionit të këtij projekti, ndërkaq për ngecjet më nuk vlenë asnjë justifikim.
– Mua nuk më intereson se kush vendosë, meqë kjo edhe nuk është me rëndësi, ngase nuk dio se çfarë duhet të vendoset kur bëhet fjalë për asfaltim. Në fakt ne kemi mbetur peng i këtij marifeti, ngase që nga vera po i prishim makinat tona, po thithim pluhur dhe ecim nëpër baltë. Po kalon kohë e gjatë për t’i përshkuar 100 metra rrugë, për shkak të tollovive, ngecjeve dhe parkimit jo të rregullt. Është turp i madhë – thotë bashkëbiseduesi ynë.
Asfaltimi i rrugës kryesore në Bujanoc, në gjatësi prej dy kilometra, filloi më 1 tetor të vitit të kaluar.