Bujanovaçke 29. Qershor 2021,
Bujanoc, 29 qershor 2021 – Kreu i Përparimtarëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, i tha portalit tonë se ai beson se mungesat e ujit në komunë ndodhin sipas një “baze etnike” të planifikuar, kështu që problemet në furnizimin me ujë janë veçanërisht të theksuara në zonat ku jetojnë Serbët . Kjo, thotë ai, është pasojë e vendimit të shqiptarëve për të formuar një qeveri pa përfaqësues serbë.
– Unë i kuptoj problemet e njerëzve që jetojnë pa ujë në temperatura kaq të larta. Unë dyshoj se mungesat e ujit po shpërfaqen në parimin etnik, sepse fshatrat serbe janë më të prekurat – thotë deputeti Mitroviq.
Ai beson se serbët në Bujanoc janë përjashtuar nga jeta politike dhe shoqërore pas vendimit të vitit të kaluar të partive shqiptare për të formuar një qeveri lokale pa pjesëmarrjen e partive serbe dhe rome, dhe se ky është një nga shkaqet e problemeve të shumta, përfshirë edhe furnizimin me uj.
– Presidenti Vuçiq tha se 40 përqind e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Bujanoc janë të përjashtuar nga jeta publike, duke iu referuar serbëve të kësaj komune. Nga ana tjetër, shqiptarët në pushtet nuk po bashkëpunojnë qëllimisht me shtetin, të cilin, siç e thonë ata hapur, nuk e njohin, konsoderon Mitroviq .
Sipas tij, shteti është i hapur për bashkëpunim me të gjithë qytetarët, përfshirë edhe shqiptarët:
– Shteti dëshiron bashkëpunim, përndryshe nuk do të kishte miratuar 31 milion euro për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Bujanoc. Prandaj, shteti mund dhe dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë, por përfaqësuesit e qeverisë lokale duhet t’i kërkojnë shtetit ta bëjë këtë, përfundon Mitroviq.