MITROVIQI PËR JOTRANSPARENCËSN E PUNËS SË KOMUNËS: ARIFI DHE KAMBERI TË PAINTERESUAR PËR QYTETARËT DHE INTERESIN PUBLIK

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 20 korrik 2021. – Deputeti dhe kreu i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq, beson se fakti që, në raportin e fundit të “Indeksi i transparencës së qeverisjes lokale LTI 2021”, komuna e Bujanocit rangohet në pjesën e fundit në mesin e 145 vetadministrata lokale në Serbi tregon se si pushteti lokal e drejton komunën dhe si i trajton qytetarët.

– Fakti që jemi në fund për sa i përket transparencës nuk më habit aspak. Duke marrë parasysh që qeverisja lokale është në të vërtetë një grup interesi, i udhëhequr nga Nagip Arifi dhe Shaip Kamberi, natyrisht që nuk do të jetë transparent – tha Mitroviq të martën për Bujanovaçke.

Siç është njoftuar më parë nga portali ynë, Bujanoci dhe Presheva janë dy komunat me indeksin më të dobët në Serbi për sa i përket transparencës në shpenzimin e parave nga buxheti, vendimmarrjes, përdorimit të pronës komunale dhe shpërndarjes së parave në konkurse.

Sipas Mitroviq, kryetari i komunës Nagip Arifi dhe partneri i tij i koalicionit Shaip Kamberi, kreu i Partisë për veprim demokratik (PVD) dhe deputet popullor në Parlamentin e Serbisë, janë më përgjegjësit për situatën aktuale në Bujanovac.

– Grupi i interesit Arifi-Kamberi punon ekskluzivisht për përfitimet e veta, në dëm të qytetarëve të komunës. Kjo mund të shihet përmes një varg aktiviteteve që qeverisja lokale duhej të kryente, e që nuk e e ka bërë, andaj ne nuk kemi furnizim normal me ujë, as pastërtinë në qytet, ndërkohë që deponia digjet çdo ditë dhe nuk po ndërmerret asgjë – totë Mitroviq

Ai përfundoi se përfaqësuesit e qeverisjes lokale “dinë vetëm të ankohen për një lloj diskriminimi, duke qenë e vetmja gjë që dijnë ta bëjnë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *