fbpx

SHTOHEN RASTET ME KARCINOM NË QARKUN PÇINJA, GJITHNJË E MË SHUMË RASTE TE TË RINJËT

Bujanoc, 19 korrik 2021. – Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme të sëmundjeve malinje ndërsa ka gjithnjë e më shumë këto sëmundje po prekin të rinjët, njoftoi Patologjia e Vranjës.

Rastet më të shpeshta janë kanceri i lukthit, gjirit, lëkurës, tumoret gjinekologjike dhe tumoret e prostatës.

-Në periudhën nga 1 janari deri më 15 korrik të këtij viti, Shërbimi i patologjisë në Qendrën shëndetësore Vranje ofroi 90 shërbime shëndetësore të biopsive endoskopike, ndërsa në tërë vitin 2020 u kryen 213 shërbime të biopsive endoskopike, ndërkohë që ky numër për vitin 2015 ishte 150 raste – thotë shefi i Patologjisë, Milja Mitroviq, raporton Juzhne vesti.

Mitroviq shton se kohët e fundit është rritur numri i i të rinjëve të prekur me këto sëmundje.

Shërbimi i Patologjisë në Vranjë gjithashtu përpunon analiza të materialeve nga entet shëndetësore nga territori i Anamoravës së Kosovës, përkatësisht nga Pasjani, Shillova dhe Graçanica.




Leave a Reply

Your email address will not be published.