fbpx

NUK SHKUAM NË PUSHIME NGASE PREJ BËRLLOGUT NË QENDËR TË BUJANOCIT NUK E NXJERRNIM DOT VETURËN NGA OBORRI

Bujanoc, 20 korrik 2021. – Familja që banon mu në qendër të Bujanocit nuk shkoi për pushim sot (e martë, 20 korrik) sepse nuk arritën ta nxjerrin makinën nga oborri i tyre për shkak të mbeturinave që shihni në fotografi.

Ky është një lokacion i njohur prapa Qebaptores “Nesa”, e cila zakonisht duket si një deponi, megjithëse ndodhet në qendër të Bujanocit, në sheshin kryesor të qytetit dhe në afërsi të tri objekteve ku gatuhet dhe shitet ushqimi. Oborri për të cilin po flasim është në të djathtë në foton e faqes së parë.

– Ne duhet të niseshim këtë mëngjes, por nuk mund ta nxjerrnim makinën nga oborri për shkak të mbeturinave. Makina nuk mund të dalë fizikisht dhe ekziston rreziku që të presim gomat sepse midis këtyre mbeturinave ka shumë mbetje nga qelqi dhe metali, dëshmon një lexuese që jeton pranë një grumbulli mbeturinash.

Ajo shton se ata nuk mund të hapin as dritaret në shtëpi për shkak të kundërmimit të aromave të kqia që përhapet nga kjo deponi.

Bujanovaçke kanë shkruar shumë herë për rastin e kësaj deponie në qendër të qytetit, si dhe për raste të shumta të tejmbushjes së kontejnerëve, ndërkohë që autoritetet premtuan të zgjidhin problemin.

Kohët e fundit Komunalia njoftoi se do të zbrazte kontejnerët në qytet dy herë në ditë, por padyshim që nuk është kështu.

Ne i këshillojmë bashkëqytetarët tanë që t’ia bëjnë disi për të depërtuar permes bërllogut, në mënyrë që mos vonohen për pushime, ose ndoshta të kapin lopatat ose të presin Komunalinë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.