COVID – 19: RRITJE E RE E NUMRIT TË RASTEVE POZITIVE NË BUJANOC

 

Shkruan. D. Stoshiq

Bujanoc, 04. Nëntor 2021. Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid – 19 në Bujanoc. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të infeskioneve të reja.

Nga fillimi i muajit nëntor në komunën e Bujanocit janë infektuar gjithsej 33 persona.

Nga territori i rrethit të Pçinjës, për COVID-19 të mërkurën janë testuar 519 persona, me ç’rast rezultatet treguan se me virusin Covid – 19 janë infektuar 122 persona.

Vranja për të dytën ditë radhazi shënon rënie të lehtë të numrit të rasteve pozitive – 59. E ndjekur nga Vlladiçin Hani me 21, Surdulica me 15, Tërgovishta me 5 dhe Bosilegrad me 4 të sapoinfektuar.

Presheva është komuna e vetme në qark me vetëm një rast të konfirmuar.

Në spitalet Kovid të Vranjës janë shtruar 124 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe me pneumoni.

Me oksigjen janë duke u trajtuar 61 pacientë, dy më shumë se dje.

Në 24 orët e fundit për trajtim spitalor janë pranuar 17 pacientë, 1o janë liruar, dy prej të cilëve janë transportuar në Surdulicë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *