fbpx

NGA NESËR 20 EURO TË TJERA NDIHMË NGA SHTETI

 

Bujanoc, 6 dhjetor 2021. Të martën (07 dhjetor) fillon pagesa e ndihmës financiare për qytetarët në shumë prej 20 euro. Paratë fillimisht do të ndahen për pensionistët, përfituesit e ndihmës sociale financiare dhe personat në Entin e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe më pas, në datat 8 dhe 9 dhjetor, shtetasve të tjerë të moshës madhore.

Për 20 euro ndihmë kanë mund të aplikojnë të gjithë ata që nuk kanë aplikuar për ndihmë të mëparshme, ndërsa ata që tanimë kanë marrë 30 euro ndihmë në maj dhe nëntor, nuk është dashur të aplikojnë.

Aplikimi për 20 euro ka filluar më 15 nëntor ndërsa ministri Sinisha Mali ka theksuar se janë gjithsej 99.157 aplikime të vlefshme.

Përveç kësaj pagese në muajin dhjetor, pensionistët duhet të llogarisin në ndihmë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në fund të shkurtit 2022, më së voni deri në fillim të marsit do të paguhen 20.000 dinarë për pensionistë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *